Shumë pak njerëz i paguajnë detyrimet e tyre tatimore vetëm për arsyen e thjeshtë se e ndiejnë si detyrën e tyre morale për të vepruar në këtë mënyrë; pjesa tjetër i paguan detyrimet tatimore, sepse e di mirë që, në një mënyrë ose në një tjetër, administrata tatimore do t i detyrojë ta bëjnë një gjë të tillë. Me fjalë të tjera, një nga arsyet që duhet të paguhen detyrimet tatimore është fakti që, pjesa më e madhe e tatimpaguesve, e ka mëse të qartë që do të ishte në interesin e saj t i paguante detyrimet tatimore në masën e duhur dhe brenda kohës së caktuar me ligj. Në qoftë se tatimpaguesit e plotësojnë këtë kusht, atëhere kjo gjendje mund të përshkruhet si zbatim vullnetar i legjislacionit tatimor, sidomos në rastet kur tatimpaguesit janë të sigurtë se duhet t i paguajnë detyrimet tatimore. TVSH, si tatim indirekt që paguhet nëpërmjet çmimit të mallit ose shërbimit, nga konsumatori që është edhe përdoruesi i tij, ka në këtë mënyrë një bazë të fuqishme mbështetëse legjislative dhe administrative, e cila duhet të sigurojë një shkallë më të lartë të zbatimit vullnetar të ligjit për TVSH, mbasi, me ligj, tatimpaguesi i regjistruar për TVSH detyrohet ta mbledhë dhe ta transferojë shumën e TVSH “ së së paguar nëpërmjet çmimit nga konsumatori si përdorues i fundit i mallit apo i shërbimit. FORMULA BAZËNë zemër të zbatimit vullnetar të ligjit të TVSH “ së qëndron formula bazë, e cila tregon nëse tatimpaguesi ka interes ekonomik për ta paguar detyrimin e tij tatimor për TVSH, ose është më mirë ekonomikisht për atë që të mos ta paguajë atë. Në qoftë se ai e paguan detyrimin e tij tatimor për TVSH-në në masën dhe kohën e duhur, sigurisht që, ai bën një shpenzim që është i barabartë vetëm me kërkesën e detyrimit tatimor për TVSH. Në qoftë se nuk e paguan detyrimin e tij tatimor për TVSH ai mund të presë një shpenzim tjetër të sigurtë që do të vijë si rezultat i mundësisë së të detyruarit me forcë nga administrata tatimore për të paguar përveç detyrimit tatimor për TVSH edhe ndëshkimet që do të detyrohet të paguajë për mospagimin e detyrimit tatimor për TVSH në masën dhe/ose kohën e duhur.Formula bazë e zbatimit të legjislacionit tatimorKosto e mospagimit të detyrimit tatimor = (Mundësia për të qenë i kapur nga administrata tatimore) x (Faktorin e ndëshkimit/gjobës) x (Kërkesën e detyrimit tatimor për TVSH).Le të marrim me mend se tatimpaguesi i regjistruar për TVSH X SH.P.K., është në dilemë nëse duhet apo jo, ta paguajë detyrimin e tij tatimor për TVSH në masën 40 000 lekë që i korrespondon shitjeve të mallrave ose të shërbimeve në masën prej 200 000 lekë. X SH.P.K., llogarit se, mundësia që administrata tatimore ta kapë atë është 0.1, mbasi parashikohet që, një ndër dhjetë tatimpagues mund të kapen nga administrata tatimore dhe ai që do të kapet do të detyrohet të paguajë një total të caktuar shpenzimesh, që përbëhet nga kërkesa ligjore për të paguar detyrimin për TVSH + ndëshkimet/gjobat, që në rastin tonë hipotetik do të jetë e barabartë me 40 000 lekë detyrimi tatimor për TVSH sipas ligjit plus 20 000 lekë gjobë/ndëshkim për deklarim/pagesë të vonuar = 60 000 lekë.Nga pikëpamja ekonomike është mëse e qartë që, në qoftë se tatimpaguesi i regjistruar për TVSH X SH.P.K., nuk do të paguajë shumën prej 40 000 lekë TVSH (që në fakt paguhet nga xhepi i konsumatorit si përdorues i fundit i mallit ose i shërbimit) ai, në rast se do të jetë një ndër ata dhjetë që do të kapet nga administrata tatimore, do të detyrohet të paguajë tashmë një shtesë prej 20 000 lekë, ose 50 % të detyrimit për TVSH (40 000 lekë) dhe kjo shumë gjobe/ndëshkimi, e cila nuk do të paguhet nga konsumatori, si përdoruesi i fundit i mallit apo i shërbimit, do të paguhet nga xhepi i tij. Është mëse e qartë që, zbatimi vullnetar i ligjit për TVSH do të përmirësohet në qoftë se mundësia e administratës tatimore për të kapur tatimpaguesit që nuk zbatojnë ligjin për TVSH do të ishte më e lartë dhe, natyrisht, edhe ndëshkimet do të ishin më të larta. Llogaritjet e mësipërme të ndëshkimit/gjobës, kanë marrë parasysh periudhën prej një muaji nga data e mospagimit të detyrimit dhe, natyrisht, siç shihet dhe kuptohet fare qartë edhe pse nuk mund të ndryshojë mundësia e të kapurit nga administrata tatimore (raporti një ndër dhjetë tatimpagues), shuma e ndëshkimit/gjobës është shumë e lartë.INTERESATFormula bazë që përmendet më lart nuk përfshin përqindjet e interesit. Në këtë mënyrë, shumë tatimpagues duhet të preferojnë të paguajnë shumat e TVSH “ së në zbatim të ligjit për TVSH, sepse vonesa për pagimin e TVSH “ së nënkupton pagimin nga xhepi i tatimpaguesit të shumave të tilla që vijnë si rezultat i interesave që, shpesh, shkojnë deri në 100 %, ose edhe më shumë në krahasim me shumën e TVSH “ së të papaguar në masën/kohën e duhur, gjë që, nga pikëpamja ekonomike, në rastin e kundërt nënkuptojnë qartë dhe saktë kursimin e mjaft parave, të cilat mund t i shërbenin tatimpaguesit X SH.P.K., për të paguar interesin e një huaje bankare.PERCEPTIMI KUNDREJT REALITETITShënimi që formula bazë varet nga fakti se si e percepton tatimpaguesi madhësinë e mundësisë për të qenë i kapur prej administratës tatimore në rastet kur ai shkel ligjin dhe nuk paguan sa duhet dhe në kohën e duhur nënkupton atë që, mundësia e vërtetë për të qenë i kapur prej administratës tatimore është shumë e rëndësishme, mbasi në qoftë se tatimpaguesi nuk e di që përpara ka një risk të madh për t u kapur nga administrata tatimore për shkeljet që i bën ligjit për TVSH, atëhere ai mund të mos e paguante TVSH “ në, që i takon të paguajë sipas ligjit. Një pjesë e rëndësishme e rezultatit parandalues të shtimit të veprimtarisë së masave shtrënguese të administratës tatimore është publikimi sa më i mirë i veprimtarisë me masa shtrënguese nga administrata tatimore dhe lajmet përhapen gojë më gojë nga tatimpaguesit që vuajnë nga masat shtrënguese. Tatimpaguesi ka nevojë, gjithashtu, të jetë i vetëdijshëm për madhësinë e ndëshkimeve/gjobave. Trajtimi në fjalë ka për qëllim që të tregojë se cilat janë kostot që duhet të paguajë tatimpaguesi në rastet kur ai nuk e paguan TVSH në masën dhe kohën e duhur.PRESIONI SHOQËROR PËR TË PAGUARPresioni shoqëror për të paguar TVSH “ në, kuptohet që do të ndikonte në zbatimin e ligjit për TVSH. Shansi më i madh për të bërë një presion më të madh shoqëror për të paguar TVSH “ në vjen nga disa drejtime: së pari, nga fakti se TVSH “ ja paguhet nga konsumatori si përdorues i fundit i mallit apo shërbimit, nëpërmjet pagimit të çmimit të mallit apo shërbimit nga ky i fundit dhe jo prej atij që, me ligj, titullohet si tatimpagues me detyrën për ta mbledhur dhe transferuar TVSH “ në e paguar prej konsumatorit në buxhetin e shtetit. E dyta, mospagimi i TVSH “ së në masën dhe kohën e duhur, rrit riskun e pagesës nga xhepi i tatimpaguesit të titulluar me ligj për shpenzime të panevojshme për ndëshkime/gjoba dhe interesa dhe, së fundi, të ardhurat tatimore nga TVSH përdoren për interes të të gjithë shoqërisë.Rritja sasiore dhe cilësore e nivelit ekonomik të tatimpaguesve sa vjen e rritet gjithnjë e më shumë dhe për pasojë, në kushtet e konkurrencës në treg, e bëjnë të papranueshëm faktin e përfoljes së emrit të tatimpaguesit (cënimin e reputacionit). Publikimi në media i emrit tregtar të tatimpaguesit nga administrata tatimore nuk ndikon për mire. Në disa prej vendeve që u anëtarësuan rishtazi në Bashkimin Europian, është praktikë e zakonshme që tatimpagues me një emër të përfolur në media nga administrata fiskale nuk pranohen në tendera dhe në marrëdhënie të tjera me administratën publike qendrore dhe vendore.Franca si atdheu ku ka lindur dhe është zbatuar për herë të parë TVSH në vitin 1954, për ata tatimpagues të titulluar me ligj për të mbledhur dhe transferuar në buxhetin e shtetit TVSH “ në e paguar nga konsumatori ndërmori fushatën e njohur të posterave ku shkruhej: Në këtë dyqan TVSH “ paguhet në buxhetin e shtetit, për t i treguar publikut se këto masa shtrënguese bëheshin vetëm e vetëm për interes të publikut.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.