Me 35 milionë tweets të mërkurën, Twitter theu rekordin e vitit 2012, me 31 milionë tweets.
Reagimet në Twitter pas fitores së Donald Trump si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, ishin të ndryshme – nga shoku e neveria, te mesazhet e urimit.
“Jam e shokuar në këto momente”, shkruante në Twitter, Naila Ahmad.
Megjithatë, jo të gjithë mesazhet ishin armiqësore për presidentin e ri të zgjedhur. “#DonaldTrump Urime! Faleminderit!” shkruante Gustavo Conforti.
“Hillary fitoi votën popullore” – thuhej në një tjetër koment.
70-vjeçari do të jetë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.
Pas mbylljes së votimit, në një telefonatë, Hillary Clinton pranoi humbjen dhe e uroi Trump për fitoren.
“E tmerrshme… e tmerrshme! – Tani jemi zhytur të gjithë në llucë”,- shkruante një përdorues tjetër në Twitter.
“Amerika do të vijojë të festojë Halloween-in për katër vitet e ardhshme, Urime Amerikë!”, – shkruante me sarkazëm, Vishal Gaurav, nga India.
Një tjetër përdorues nga Afrika e Jugut, i krahasonte pasojat e fitores së Trump-it me katastrofën e sulmeve të 11 shtatorit.
“Mos harroni të ndryshoni nesër orën, ta çoni 100 vjet prapa”, shkruante Tobias Shneider në Twitter.
Që nga debati i parë në gusht të vitit të kaluar, njerëzit në SHBA kanë dërguar më shumë se 1 miliard Tweets. Ky është quajtur Twitter Election, me çdo hap të pasqyruar në Tweets nga votuesit, kandidatët dhe gazetarët.