Një ndër atraksionet më të njohura në Bruges është Quay del Rosario (Rozenhoedkaai).
Bruges, i cilësuar edhe Venecia e Veriut, duket sikur ka dalë nga një përrallë…
Markt, ose Sheshi i Tregut, është më i njohuri në Bruges, i rrethuar me ndërtesa të bukura dhe elegante.
Kjo që shihni në foto është Ura Bonifacius. Ndërtesa pranë është Kisha e Zonjës Sonë në Bruges (Church of Our Lady Bruges)
Kulla që shihni në foto është Belfry, e lartë 83 metra. Nga këtu ju do të shihni të gjithë qytetin, por duhet të ngjisni 366 shkallë. Jo pak, por lodhja do t’ia vlejë.
Në Bruges mund të shijoni moules et frites të shijshme (midhje dhe patate të skuqura). Të shoqëruara me një birrë e mrekullueshme, bionde, e zezë apo e kuqe…. zgjedhja ju mbetet ju. Një tjetër specialitet është çokollata. Jeni në Belgjikë, mos e harroni! Këtu çokollata është fantastike.
Ky është Minnewater Park, ku ndodhet Liqeni i Dashurisë. Legjenda thotë se, nëse përshkoni urën mbi liqen së bashku me partnerin tuaj, dashuria juaj do të jetë e përjetshme. Një gjë është e sigurt, pasi ta keni vizituar, Bruges do të mbesë përgjithnjë në zemrën tuaj.
Mjellmat janë një ndër simbolet e Bruges…
Katedralja e Shën Sauveur është kisha më e vjetër me tulla në Belgjikë.
Në qendrën historike të Bruges do të shikoni shtëpi të bukura dhe të vjetra, karakteristike, të ndërtuara me dru.
Merrni një biçikletë dhe bëni një xhiro përgjatë Damme Canal…
Ky është Spitali Saint John, një ndër institucionet më të vjetra të shëndetësisë në Europë, sot muze.
Në Bruges ndodhet Parku i Mullinjve. Ky që shihni në foto është Sint-Janshuismolen dhe daton në gjysmën e dytë të shekullit 18.
Vjeshta e vesh me një tjetër pëlhurë qytetin… Por çdo stinë në Bruges dhuron emocione të reja e të bukura.
Nga mesi i nëntorit deri në fillim të janarit, në qytetin mesjetar të Bruges krijohet një nga tregjet më të bukura e të famshme të Krishtlindjeve, pikërisht në Sheshin e Tregut. Po në dimër, zhvillohet Festivali i Skulpturës prej Akulli.