Udhëtimet për biznes? Do të rinisin në verë…

15/01/2021 5:33 PM 0 komente

55% e kompanive europiane ka planifikuar tashmë udhëtimet

 

Është e vështirë të thuhet me saktësi se kur do të rinisim të zhvillojmë mbledhje kokë më kokë apo evente të tjera, pasi i ndërpremë ato në fillim të vitit të kaluar.

Mendimi është që të parët (takimet), edhe në të ardhmen, do të vijojnë, në një pjesë të mirë, të mbahen online, ndërsa për të dytët, çdo gjë do të varet nga evolucioni i kurbës së pandemisë dhe nga masat që do të marrin shtetet. Për operatorët e udhëtimeve, kjo gjë është e qartë, ndikimi ekonomik i Covid-19 tek udhëtimet e biznesit ishte (dhe do të jetë) i madh dhe shumë studime e dëshmojnë këtë.

Në vitin 2020, biznesi i udhëtimeve ndërkombëtare, në pikiatë me 80%

Një studim i fundit i kryer nga Global Business Travel Association (GBTA), te më shumë se 16 mijë profesionistë, për shembull, evidentoi një rënie të mprehtë të udhëtimeve në 2020, duke u përpjekur të hedhë dritë te skenari i mundshëm për 12 muajt e ardhshëm. Bilanci i vitit të sapombyllur, flet qartë: 71% e kompanive në shkallë botërore ka anuluar apo pezulluar të gjitha ose pjesën më të madhe të business trip brenda vendit (përqindja për sipërmarrjet europiane zbret në 60%) dhe 80% pohoi se ka ndalur udhëtimet për punë në nivel ndërkombëtar.

Duke hedhur sytë tek viti 2021, vetëm 24% e kompanive synon të rinisë udhëtimet për punë brenda vendit, pas një deri në tre muaj, dhe vetëm 6% synon të rinisë udhëtimet përtej kufijve kombëtarë. Nga ana tjetër, ka një lajm të mirë dhe ky është shfaqja e optimizmit të moderuar për rifillimin e takimeve personale duke filluar nga gjysma e dytë e vitit.

Kompanitë, ende të kujdesshme

Në përputhje me përshtypjet e shumë operatorëve në industrinë turistike, edhe travel manager (drejtuesit e udhëtimeve), objekt i studimit, kanë përmendur ardhjen e vaksinave si zgjidhjen kryesore të gjendjes së krizës, megjithëse disponueshmëria reale e antidotit nuk konsiderohet si një fakt i qartë dhe i kontrollueshëm.

Mbetet fakti që tre të intervistuar në katër presin rifillimin e mbledhjeve dhe eventeve (fizikisht) duke nisur nga tremujori i dytë/Ii tretë dhe më pak se 90% e kampionit thotë se është i gatshëm të marrë pjesë fizikisht në një takim (edhe me persona jashtë kompanisë) me fillimin e verës e më tej. Tre intervistues në pesë (59% më saktësisht) janë të bindur se administrimi i vaksinës është një faktor “kyç” në vendimin që kompania e tyre të rinisë udhëtimet për biznes, ndërkohë një në katër (23%) mendon se është një faktor i kushtësuar “në mënyrë të moderuar”.

Më shumë se një në dhjetë (14%) është pesimist dhe ka dyshime rreth ndikimit pozitiv të vaksinës në rimëkëmbjen e business travel. Siç shihet në studimin e GBTA, në thelb, kjo është në duart e kompanive, që po tregohen mjaft të kujdesshme – vetëm një në pesë kompani do të autorizojë personelin të udhëtojë për punë vetëm kur punonjësi i ngarkuar dhe një pjesë e konsiderueshme e popullsisë të jenë vaksinuar, ndërsa një në dhjetë do të ndezë dritën e gjelbër, vetëm pasi punonjësi të jetë vaksinuar.

Planet për 2021, Europa lë pas SHBA-në

Në një situatë që është ende në pritje, megjithatë, nga ata që po bëjnë planifikime për takime dhe evente biznesi në 2021. Dy profesionistë në pesë (39%) konfirmojnë në këtë drejtim se si kompania e tyre ka bërë para tashmë në këtë drejtim, ndërsa gjysma e sipërmarrjeve janë aktualisht në ngërç dhe një në dhjetë (11%) nuk është ende e qartë për planet e udhëtimit.

Në këtë drejtim, në Europë, përqindja e shoqërive që kanë përcaktuar një plan për udhëtime biznesi, arrin në 55%, ndërsa në Amerikën e Veriut, përqindja ndalet në 36%. Edhe në skenarin më optimist, është gjithsesi e qartë se në vitin 2021, shpenzimet për udhëtime biznesi do të jenë më të ulëta se ato të regjistruara në vitin 2019.

*Gianni Rusconi
Burimi: Il Sole 24 Ore

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of