Udhëzimi/Miratohen tarifat për shërbimet që INSTAT ofron për të tretët dhe pagesat për anketuesit e terrenit

26/11/2020 10:00 AM 0 komente

Shërbimet statistikore që do të ofrohen nga Instituti i Statistikave ndaj palëve të treta të interesuara do të jenë kundrejt tarifave të miratuara në udhëzimin e përbashkët të Ministrisë të Financave dhe INSTAT.

Shërbimet e ofruara nga INSTAT me pagesë ,do të përfshijnë përpunim informacioni të detajuar nga databazat e brendshme, sipas kërkesës të të interesuarit, publikime të dedikuara për grupe të caktuara interesi dhe pagesat e stafit të pjesshëm të terrenit për mbledhje të dhënat, për anketat apo vrojtimet.

Udhëzimi përcakton se masa e tarifave për këto 3 grupe shërbimesh që do të ofrohen është variabël dhe përcaktohen rast pas rasti, sipas elementeve të kostos së vendosur për çdo shërbim në këtë dokument. Për një ose grup shërbimesh statistikore të caktuara, kërkuesi i shërbimit dhe INSTAT-i nënshkruajnë një kontratë paraprake shërbimi, objekti i të cilës kryhet kundrejt tarifave të këtij udhëzimi.

Sakaq për rastet kur përcaktohet ndryshe në kontratën për kryerjen e shërbimit statistikor, INSTAT-i e kryen shërbimin për llogari të të interesuarit vetëm pas paraqitjes së kërkesës dhe mandatit të arkëtimit për shërbimin.

Të ardhurat nga tarifat e mbledhura do të derdhen 10% në buxhetin e shtetit dhe 90% e tyre do të përdoren nga INSTAT. Në rast se shërbimet kryhen në kuadër të marrëveshjeve me donatorët, shpërndarja e të ardhurave bëhet sipas përcaktimeve të marrëveshjes përkatëse. Në rastet kur shpërndarja e të ardhurave nuk është e përcaktuar në marrëveshjen me donatorët, atëherë do të zbatohen dispozitat e këtij udhëzimi.

 

Tarifat për shërbimet statistikore

-Përpunim i të dhënave nga databazat e brendshme

a) Punë direkte, përfshirë:i. kalkulime; ii. tabelime; iii. prodhim grafikë; iv.data entry; v. etj. Elementet e kostos: – orë pune (mesatarja e pagës së specialistit/përgjegjësit/drejtorit të drejtorisë/DP). b) Materiale direkte Elementet e kostos: letër printim – 10 lek/fq; CD – 50 lek/copë; flash drive – 1000 lek/copë; programe kompjuterike – 500 lek/orë. c) Shpenzime të përgjithshme për produktin,10% të vlerës së shërbimit: Elementet e kostos: tonera; pajisje kompjuterike; kancelari; energji elektrike.

– Shërbime publikimi për të tretët

Punë direkte, përfshirë i. dizenjim; ii. tekste; iii. përkthime teknike; iv. prodhim grafikë; v. infografe. Elementet e kostos: orë pune (mesatarja e pagës së specialistit/përgjegjësit/drejtorit të drejtorisë/DP). b) Materiale direkte Elementet e kostos: letër printim – 10 lekë/fq.; CD – 50 lek/copë; flash drive – 1000 lek/copë; – shtypshkrime (në varësi të nr. të faqeve/llojit të letrës); programe kompjuterike – 500lek/orë. c) Shpenzime të përgjithshme për produktin,10% të vlerës së shërbimit: Elementet e kostos: tonera; pajisje kompjuterike; kancelari; energji elektrike.

-Shërbime vrojtimi, anketimi

a) Punë direkte, përfshirë:i. kampionim;ii. rekrutim dhe trajnim të punonjësve të terrenit; iii. mbledhje, hedhje dhe përpunim i të dhënave. Elementët e kostos: – orë pune (mesatarja e pagës së specialistit/ përgjegjësit/drejtorit të drejtorisë/DP); shpenzime të përgjithshme për produktin, 10% të vlerës së shërbimit.

Pagesa e stafit të rekrutuar me kohë të pjesshme për proceset e mbledhjes, hedhjes, përpunimit dhe kontrollit të të dhënave, si dhe materialet logjistike të nevojshme për kryerjen e vrojtimeve, përcaktohen rast pas rasti duke u bazuar në rastet e ngjashme. Në rastin e shërbimeve që kryhen me kërkesën e donatorëve, vlera e shërbimeve kryhet në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar mes palëve. /D.Azo

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of