Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzuesin për përdorimin e maskave për mbrotje nga COVID-19. Në këtë udhëzues tregohet se kur qytetarët duhet që t’i bartin maskat dhe se kur një gjë e tillë nuk është e nevojshme. Është bërë me dije se edhe fëmijët deri në moshën 10 vjeçare mund të mos i bartin maskat.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzuesin për përdorimin e maskave për mbrojtje nga COVID-19, përmes së cilit tregohet se kur qytetarët duhet t’i bartin maskat dhe se kur një gjë e tillë nuk është e nevojshme.
Bazuar në udhëzuesin e MSH-së, rastet kur nuk është e nevojshme bartja e maskës janë:
-Gjatë ecjes në rrugë kur jeni vetëm;
-Te çdokush që ka probleme me frymëmarrje (të ofrohet dëshmia e sëmundjes së rrugëve të frymëmarrjes).
-Nëse jeni vetëm në veturë
-Njerëzit që nuk mund ta vendosin ose heqin maskën për shkak të ndonjë sëmundjeje fizike, mendore ose ndonjë dëmtimi e paaftësie
-Personat shurdh-memecë.
-Në momentet kur duhet të veprohet urgjentisht nga përfaqësuesit e autoriteteve (policët, punëtorët shëndetësorë, zjarrfikësit) për të dhënë ndihmë ose për të evituar kërcënimin e çfarëdo rreziku.
-Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.
Ndërkohë, përdorimi i maskës është i nevojshëm në rastet kur:
-Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar tuajin me covid-19
-Nëse jeni i sëmurë me COVID-19 ose dyshoni se jeni prekur nga COVID-19, mos dilni nga shtëpia, përveç rasteve për të shkuar te mjeku. Mundësisht, qëndroni në një dhomë të veçantë në shtëpinë tuaj. Nëse keni nevojë të jeni pranë familjarëve në shtëpi, vendoseni maskën.
-Gjatë qëndrimit në secilin institucion shëndetësor.
-transporti publik (aeroplan, tren, kombi, taksi dhe autobus)
-qendrat e transportit (stacionet dhe terminalet e autobusëve dhe trenave)
-dyqane, supermarkete dhe qendra tregtare
-ambiente që ofrojnë shërbime zyrtare, profesionale, juridike ose financiare (institucione zyrtare, postë, bankë, etj.)
-ambiente që ofrojnë kujdes personal dhe trajtime bukurie (sallone ondulimi, berberë, sallone estetike, qendra masazhi, etj.)
-qendra turistike dhe argëtuese (muze, galeri, kinema, teatër, salla e koncerteve, shtëpi të kulturës, salla dasmash etj.)
-biblioteka dhe sallat e leximit publik
-faltoret (kishat, xhamitë)
-qendrat e komunitetit, qendrat rinore, shtëpitë e kujdesit për të moshuarit
-sallat e ekspozitave dhe konferencave
-zonat publike në hotele dhe bujtina
-depotë dhe mjediset e distribucionit
-ambulantat veterinare
“Maska duhet të vihet para se të hyni në këto vende dhe duhet ta mbani atë derisa të largoheni nëse nuk ka një ndonjë arsye për heqjen e saj. Maskën dhe mbulesën e fytyrës duhet ta mbani edhe në mjediset e mbyllura, të cilat nuk janë të rradhitura këtu dhe në të cilat është vështirë të mbahet distanca sociale”, thuhet në udhëzuesin e MSH-së .
Fëmijët deri në 10 vjeç mund të mos i bartin maskat
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, pas takimit të Komitetit për vlerësim dhe koordinim të situatës lidhur me COVID-19, tha se tashmë ka një situatë më të qetë epidemiologjike, por paralajmëroi se do të tregohen të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë masat antiCOVID.
“Fal punës së përbashkët të të gjitha institucioneve kemi një situatë më të qetë. Kërkojmë rritje në efektin për zbatueshmërinë e masave të reja dhe ky bashkëpunim të jetë reciprok. Unë kërkova që çdo kush ta bëjë punën në terrenin e vet, ta vazhdojmë ta mbajmë trendin. Ne duhet të vazhdojmë në zbatueshmërinë e masave, duhet të ecim me një ecje të kujdesshme. Mbarëvajtja e mësimit, kthimi i shërbimeve specialistike në QKUK. Qeveria e Kosovës do të mundohet të mbulojë dëmet ekonomike. Deputetët ta votojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Të përgatitemi për çfarëdo situate”, tha ai.
Për më tepër, ministri Zemaj tha se do të ketë një mbikëqyrje strike ndaj të gjithë atyre që shkelin masat kundër përhapjes së sëmundjes së rrezikshme.
Sa i përket udhëzimit të lëshuar nga MSH ku fëmijët deri në moshën 10-vjeçare mund të mos mbajnë maska, ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, tha se ende nuk e kanë dorëzuar një vendim të tillë në shkollat e Kosovës.
“Ende nuk e kemi dorëzuar vendimin në shkolla. Fëmijët deri në moshën 10-vjeçare nëse munden i bartin maskat, por është në mënyrë vullnetare, mund edhe të mos i bartin”, tha Likaj.
Për më tepër, Zemaj tha se do të ketë një mbikëqyrje strike ndaj të gjithë atyre që shkelin masat kundër përhapjes së sëmundjes së rrezikshme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.