Pas Rusisë, edhe Bjellorusia hyn ndër vendet e “sanksionuara” nga UEFA për shkak të ngjarjeve në Ukrainë.
“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot dhe vendosi që të gjithë klubet dhe skuadrat kombëtare bjelloruse që luajnë në kompeticionet e UEFA, do t’i luajnë ndeshjet e tyre në shtëpi në fushë neutrale, me efekt të menjëhershëm. Ndër të tjera, në ndeshjet që do të luhen në fushë neutrale, nuk do të ketë tifozë”.
“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë rregullisht mbledhje të tjera të jashtëzakonshme nëse kërkohet, për të rishqyrtuar situatën ligjore dhe praktike, duke parë evoluimin e saj, në mënyrë që të marrë vendime të mëtejshme nëse është e nevojshme”, e mbyll deklaratën UEFA.