Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina u ka bërë sot thirrje të gjithë konsumatorëve që të shlyejnë borxhet ndaj kësaj kompanie, në të kundërtën në të kundërtën do të shkyçen nga të gjitha shërbimet dhe lëndët e tyre do të dërgohen te përmbaruesit privat.
Në një komunikatë për media thuhet se borxhi ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit arrin shumën prej mbi 50 milionë euro dhe se thirrja për pagesa të shërbimeve, përveç konsumatorit shtëpiak vlen edhe për konsumatorin komercial, me theks të veçantë për Komunën e Prishtinës.
“Komuna e Prishtinës ka borxhe të mëdha ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, përfshirë shkollat fillore, të mesme, çerdhet / kopshtet publike dhe po ashtu edhe vetë Kuvendi Komunal. Nëse deri ditën e premte, 22 qershor 2018, nuk fillojnë të lëvizin me pagesat e tyre ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe nëse nuk i sanojnë rrjedhjet e brendshme në ndërtesa kolektive, ngase është obligim i tyre ligjor, atëherë ne detyrohemi që t’i shkyçim në tërësi nga sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në komunikatë.
/RTK/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.