Ujësjellësi apel për qytetarët e Kosovës: Mos abuzoni me ujin e pijes

24/06/2019 10:32 AM 0 komente

Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka bërë apel për kursim maksimal të ujit derisa Ujësjellësi po bën çmos në zgjerim të furnizimit me ujë dhe ka shumë plane dhe projekte të tjera.

“Ditët e sotme, po flasim për javën e kaluar, mbi 50.000 konsumatorë të Fushë Kosovës u bënë me furnizim 24 orë pa ndërprerë me ujë të pijshëm, një gjë e shumëpritur nga të gjithë”, tha ai.

Sipas tij Ujësjellësi nuk do ndalet me kaq por vazhdon edhe me investime të tjera në infrastrukturë të rrjetit të ujësjellësit, mbrojtje të burimeve ujore, shërbime efikase në pagesa ndaj këtij shërbimi dhe shumë risi të tjera që ndërlidhen me sektorin e ujit dhe kanalizimit.

“Nëse ne si konsumatorë abuzojmë me ujin e pijshëm duke i zbrazë tërësisht rezervat ujore, nëse nuk i lajmërojmë me kohë abuzuesit e ujit, nëse e përdorim ujin e pijshëm për destinacione të gabuara, atëherë do të ketë shumë vështirësi në realizimin e planeve tona konkrete që ndërlidhen me ngritjen e shërbimeve ndaj çdo qytetari. Na ndihmoni, që të gjithë të kemi një jetë më të lehtë e më të dinjitetshme”.

Ai ka njoftuar se tani nivelet e Liqeneve janë: Batllava minus 4.1 metër nga niveli maksimal, ndërsa Badovci, minus 5.5 metër nga niveli maksimal.

“Apelojmë tek qytetarët që të mos keqpërdorin ujin e pijes”./Fatos Shala, monitor.al/

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of