Kur shikohet nga ana veriore, Ujëvara Viktoria duket si një re e përdredhur në qiellin afrikan, duke bërtitur në pafundësinë e saj. “Tymi Bubullitës” është emri që vendasit i kanë vënë kësaj mrekullie natyrore.
Ujëvara Viktoria konsiderohet një nga shtatë mrekullitë natyrore të tokës. Retë e ujit ngrihen mbi 500 metra lart dhe këtë ngritje uji mund ta dalloni edhe nga një distancë prej 40 kilometrash larg. Megjithëse ujëvara e zbuluar nga David Livingstone, një eksplorues skocez, nuk është as ujëvara më e lartë dhe më e gjerë në botë, ajo është sigurisht më e madhja. Kjo ujëvarë ka gjerësi 1,708 metra, lartësi 108 metra dhe është zona më e madhe ku bie uji në botë.
Politikisht, ujëvara është në kufirin e Zimbabve me Zambian dhe gjeografikisht në lumin Zambezi. Interesant është fakti se si rrjedha e ngadaltë e një lumi prej 1.6 kilometrash përfundon në një ujëvarë kaq të madhe ku rrjedha e ujit ndryshon në mënyrë radikale. Nga gjerësia mesatare, në sektorin e ujëvarës, lumi zgjerohet në 60 metra, nga ku fillon spektakli më madhështor i rënies së lirë të ujit.
Megjithëse volumi i ujit varet nga stina, shiu shkakton një rënie uji prej më shumë se 550 milionë litrash ujë në minutë.
Në “Pikën e Rrezikut”, një atraksion turistik përtej humnerës, ujëvara mund të provokojë erëra aq të fuqishme, saqë shumica e aksesorëve që mbartin turistët me vete fluturojnë e humbasin përgjithmonë.
Rrezet e diellit krijojnë ylbere shkëlqyes përgjatë sipërfaqes së ujëvarës dhe rajoneve afër saj dhe bimësia është e gjelbër gjatë gjithë vitit, megjithëse në disa muaj, savana tropikale thahet. Kjo klimë e lagësht prodhon një pyll tropikal tepër unik në peizazhin afrikan.