Rënia e çmimit në tregjet ndërkombëtare është arsyeja kryesore që ka ndikuar në këtë tendencë, e shoqëruar dhe me një nënçmim të dollarit ndaj lekut gjatë ditëve të fundit. Prej më se dy javësh nafta në tregjet ndërkombëtare ka zbritur nën 100 dollrë për fuçi (treguesi Brent i naftës europiane), si rrjedhojë e frikës së krizës së borxheve europiane dhe të ngadalësimit të rritjes ekonomike globale.
Ndërsa në tregun shqiptar dollari zbriti nën kuotën e 110 lekëve, pasi kishte shënuar rritje mbi këtë nivel gjatë javëve të fundit.
Megjithatë, ritmet e rënies së çmimeve të naftës në vend janë më të ulëta në krahasim me tregjet ndërkombëtare. Kjo shpjegohet me shtimin e taksave për karburantet në vend, dollarin e fortë, por nuk përjashtohet as mundësia e abuzimit nga kompanitë tregtuese, në një kohë që shteti ka përfitime kur çmimet janë më të larta, pasi vjel më shumë taksa.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.