Dërgesat e emigrantëve kosovarë u ulën me 6 milionë euro gjatë tremujorit të parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhën të vitit të kaluar. Kjo është bërë e ditur nga Banka Qendrore e Kosovës. Të ardhurat nga remitancat vazhdojnë të jenë burim i rëndësishëm financimi në Kosovë. Bedri Zymeri, drejtues i divizionit të bilancit të pagesave në BQK thotë se “në bazë të vlerësimeve për tremujorin e parë të vitit 2012, të hyrat nga remitancat në tremujorin e parë të këtij viti janë 120 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishin 126 milionë euro, pra rreth 6 milionë euro më pak”. Sipas tij. BQK-ja është duke përpunuar të dhënat për tremujorin e dytë, por pavarësisht mungesës së shifrave mund të thuhet se do të vazhdojë trendi rënës i tyre.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.