Departamenti i Tregtisë së SHBA-ve tha se deficiti ra në nivelin e 46 miliardë dollarëve në muajin shkurt, nga 52.5 në muajin janar.
Eksportet u rritën me 0.1% duke arritur nivelin më të lartë prej shumë kohësh, 181.2 miliardë dollarë, duke u kryesuar nga shërbimet dhe eksportet e kapitaleve.
Importet pësuan rënie me 2.7% në nivelin e 227.2 miliardë dollarëve, me importet nga Kina që ranë në 18.2%. Importet e naftës gjithashtu pësuan rënie, duke arritur nivelin më të ulët që nga shkurti i 1997’s.
Sipas raportit të Departamentit të Tregtisë, Kanadaja mbetet partneri tregtar kryesor për SHBA’të. Mallrat dhe shërbimet në vlerën e 23.5 miliardë dollarëve u dërguan përtej kufirit, duke arritur 7.2% në janar.
Pavarësisht nga ngadalësimi ekonomik i Europës, eksportet drejt vendeve të BE-së u rritën me 22.5 miliardë dollarë, ose 6.7% nga muaji janar. Eksportet drejt Britanisë së Madhe u rritën me 14%, duke kapur një rekord prej 5.3 miliardë USD.
Biznesi i automobilave është industria më e madhe dhe e vetme eksportuese, që kontribuoi me 11.9 miliardë USD në totalin e eksporteve të muajit shkurt, ose 6.4% nga muaji janar.