Aksionet ranë ditën e sotme, teksa Greqia dështoi sërish në arritjen e një marrëveshje me kreditorët e saj, duke e shtyrë shtetin Helen drejt një falimentimi të mundshëm, ndërsa monedhat mëdha si euro dhe dollari po bien, teksa saga e borxhit bëri që investitorët të tërhiqen.
Bisedimet e minutës së fundit nga ministrat e financave të eurozonës do të rifillojnë të shtunën ose të shmangur një faliment grek për javën e ardhshme ose të fillojnë të përgatiten për një “Plan B” për të mbrojtur eurozonën nga trazirat e tregut financiar. Athina duhet t’i paguajë Fondit Monetar Ndërkombëtar 1.6 mld euro të martën.
“Ne po themi se eurogrupi mban një vendim të një rëndësie vendimtare, duke marrë parasysh se koha është shumë e shkurtër dhe se një rezultat duhet arritur,” tha kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë shtypi sot.
Një ngecje në bisedimet dje përsëri tregoi hendekun e gjerë në mirëkuptim midis Greqisë dhe kreditorëve të saj, duke theksuar mundësinë që asnjëra palë nuk mund të pranojë ndonjë lëshim të propozimeve respektive.
“Një dalje greke nga eurozona do të jetë e pashmangshme në qoftë se Athina dhe huadhënësit e saj nuk do të dalin me një zgjidhje brenda pesë ditëve të ardhshme”, tha sot Komisioneri gjerman i BE-së Gunter Oetinger
“Ne do të bëjmë çdo gjë deri në datë 30 në mënyrë që grekëttë tregojnë se ata janë të përgatitur për t’u reformuar,” tha Oetinger për radion Deutschlandfunk.
“Një ‘Grexit’ nuk është qëllimi ynë, por do të jetë e pashmangshme nëse nuk ka zgjidhje në pesë ditët e ardhshme,” tha ai.
Sa i përket monedhës, euro ra poshtë 0.1 për qind, ku ajo u këmbye me 1,1188 dollarë. Fund ii javës e gjeti monedhën evropiane 1.4 për qind më të ulët se sa gjithë javën.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.