Ulja e taksës së dividentit. Ekspertët: Krijon një sjellje normale të bizneseve në raport me shtetin

25/12/2018 9:12 PM 0 komente

Me uljen e taksës së dividentit nga 15 në 8%, qeveria synon që të konkurrojë me rajonin. Që nga viti 2015 deri në 2017-n janë 3.1 milardë euro fitime të pashpërndara të kompanive shqiptare, të cilat ose janë riinvestuar, ose kanë qëndruar brenda bilanceve.

Sipas Ministrisë së Financave, 1.456 tatimpagues deklarojnë shpërndarje dividendi, apo siç njihet ndryshe fitimi që shkon në xhepat e aksionerëve të kompanisë. Kjo përbën vetëm 7% të numrit total të tatimpaguesve për tatimfitimin.

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa e konsideron një zhvillim pozitiv uljen e taksës së dividentit, që sipas tij krijon normalitet dhe një sjellje normale të bizneseve në raport me detyrimet ndaj shtetit.

“Kjo është arsyeja që ndryshimet e shpeshta ligjore krijojnë premisa, që agjentë ekonomikë të adoptojnë sjellje, të cilat nuk janë racionale në raport me sjelljen e ekonomisë. Pra, nëqoftëse agjentët kanë parashikueshmëri që taksat do të rriten, ata do të shpërndajnë të gjithë fitimin sivjet, ose nëqoftëse taksa është rritur, ata do të ndalojnë shpërndarjen e dividentit, për pasojë mund të krijojnë si të thuash kapitale të papërdorura që vlejnë, por që nuk shfrytëzohen dhe nuk hidhen në qarkullim ekonomik”, tha Selami Xhepa.

Zoti Xhepa i qëndron idesë së tij për një taksë të sheshtë.

“Objektivi ose qëllimi kryesor ka qenë lehtësia administrative në implementimin e taksës dhe ky ka qenë motivi kryesor edhe në vendet e tjera të lindjes. Pra, një sistem i sofistikuar – dhe tatimi progresiv bën pjesë në sistemet e sofistikuara të administrimit, – në sistemet që janë të sofistikuara duhet një administratë shumë eficente për ta zbatuar në mënyrë eficente, përndryshe kjo krijon pabarazi, kjo krijon si incentiva negative tek individë të tjerë, e për pasojë asnjëherë nuk rezulton që të jetë efektive”, u shpreh Xhepa.

Top Channel

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of