Qyteti anglez i Liverpulit është përjashtuar nga lista e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, pasi agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara zbuloi disa ndërtesa të reja, ndër të cilat një stadium futbolli, duke shkatërruar molet Viktoriane.
Liverpuli u deklarua Trashëgimi Botërore në vitin 2004, duke iu bashkuar monumenteve kulturore si Muri i Madh Kinez, Taj Mahal dhe Kulla e Pizës. Qyteti është i treti që përjashtohet nga lista prestigjioze.
Pas një referendum në Kinë nga anëtarët e Komitetit të Trashëgimisë Botërore, UNESCO shkroi në Twitter se Liverpuli duhet të përjashtohet nga lista e organizatës ndërkombëtare kulturore. Kryetari i Bashkisë së Liverpulit, Joanne Anderson, tha se vendimi ishte i “papranueshëm” dhe shpreson ta apelojë.
“Jam shumë i zhgënjyer dhe i shqetësuar nga ky vendim për t’i hequr statusin e trashëgimisë botërore Liverpulit, i cili vjen pas një dekade që UNESCO vizitoi qytetin herën e fundit për ta parë me sytë e saj – tha ai. – Do të punojmë me qeverinë për të vlerësuar nëse mund ta apelojmë vendimin”.
Dy sitet e tjera të përjashtuara më parë nga Lista e Trashëgimisë Botërore janë një vend i shenjtë i faunës së egër në Oman në vitin 2007, pas gjuetisë pa leje dhe humbjes së habitatit dhe lugina e Elbës në Dresden të Gjermanisë në vitin 2009, kur një urë autostradë me katër korsi u ndërtua mbi lumë.
Kërcënimi i Liverpulit për t’u hequr nga Lista e Trashëgimisë Botërore vjen që në vitin 2012, kur UNESCO e paralajmëroi se ndërtesat e reja kishin ndryshuar horizontin e qytetit dhe po shkatërronin vlerën e trashëgimisë së vijës bregdetare.
/ Reuters