Union Bank me paketa të reja financiare për biznesin e vogël dhe të mesëm
Bizneset e vogla janë qelizat që i japin jetë të përditshmes tonë. Ato na rrethojnë dhe janë aq të pranishme në rutinën e ditës sa vetvetiu bëhen pjesë e jetës së të gjithëve. Por këto biznese të cilat mbajnë me mijëra familje, kanë hasur së fundmi shumë vështirësi në aktivitetet e tyre. Askush nuk e kupton rëndësinë e këtyre bizneseve, derisa ato mbyllen dhe ne nuk dimë ku të pimë më kafen e përditshme, ku të bëjmë pazaret e vogla, ku të shkojmë të stërvitemi, ku të rregullojmë paraqitjen e jashtme, etj.
Union Bank ka vendosur t’u përgjigjet problemeve që po kalojnë këto biznese, duke qenë më pranë tyre dhe qytetarëve që kanë nevojë për to. Banka ka përgatitur një paketë të posaçme për biznesin e vogël dhe të mesëm duke i asistuar ata në kalimin e vështirësive të krijuara nga situata e COVID-19.
Institucionet financiare për vetë natyrën e tyre nuk arrijnë të jenë gjithmone pranë njerëzve por situata e vështirë që kaluam ka rritur ndjeshmërinë dhe humanizmin, si vlerat më të rëndësishme njerëzore.
Urojmë që kjo iniciativë të ndihmojë sa më shumë biznese në gjithë vendin.
#EduamPunënTuaj #PaketaeLikuiditetit
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.