Unioni Turistik, qeverisë: Lehtësoni kufizimet, agjencitë e huaja të gatshme të sjellin chartera nga 1 qershori

08/05/2020 10:52 AM 0 komente

Unioni Turistik Shqiptar i ka bërë thirrje qeverisë përmes një letre drejtuar kryeministrit që të shohë mundësinë e e lehtësimit të kufizimeve të lëvizjes për t’i ardhur në ndihmë industrisë së turizmit. Sipas Unionit moshapja e plazheve dhe mbyllja e kufijve rajonalë për lëvizjen tokësore është një problematikë që duhet të shihet me kujdes dhe të ecet me hapin e fqinjëve ku Greqia tashmë ka hapur plazhet nga data 4 maj kurse Mali i Zi po përgatiet për në 18 maj. Në të njëjtën letër thuhet se vetëm 10 për qind e hoteleve janë hapur.

“Ne nuk duam të krijojmë panik, por aktualisht të giithë subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike kanë një rënie nga 90-100% të të ardhurave mujore dhe nëqoftë se nuk do të merren masa të shpejta, pritet qe së ‘shpejti rreth 70% e të punësuarve në këtë sektor do të humbasin përfumdimisht vendet e punës dhe pandemia shëndetësore do të shënderrohet në pandemi ekonomike dhe sociale” thuhet në letër.

Unioni Turstik Shqiptar ka sjellë në vëmendje edhe turizmin e organziuar që ka qenë oksigjeni i sektorit viteve të fundit përmes marrvehsjeve aktive që janë bërë me agjencitë e huaja dhe lokalizuar në zonën e Golemit. Sipas Unionit agjencitë e huaja janë të gatshme që të sjellin chartarat e tyre në Rinas nga data 1 qershor.

“Duam tju informojmë se partnerët tanë ndërkombetarë që operojnë me fluturime charter në Shqipëri, të cilat kanë parapaguar hotelet sipas kontratave të garancisë, janë të gatshëm që të ulin charterat e tyre në aeroportin e Rinasit duke filluar që nga data I qershor” thuhet në letër.

Po kështu nënvizohet se nga ana e operatorëve të sektorit janë marrë të gjithë masat për t’ju përshtatur situatës dhe protokolleve të vendosura në mënyrë që të ofrohet siguri për shëndetin e pushuesve.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of