United Group (UG), ofruesi kryesor i shërbimeve të telekomunikacionit dhe medias në Evropën Juglindore, njoftoi se ka arritur një marrëveshje për të blerë kompaninë më të madhe mediatike, multi-platformën bullgare “Nova Broadcasting Group” nga Advance Media Group.
Transaksioni pritet të mbyllet në fillim të vitit të ardhshëm.
Nova përbëhet nga 10 kanale televizive, duke përfshirë NOVA TV kombëtar, platforma më e madhe online e vendit Net Info, që arrin mesatarisht 80 për qind të popullsisë bullgare çdo muaj. Ajo gjithashtu zotëron katër stacione radiofonike, thuhet në deklaratën e UG.
“Ne jemi shumë të kënaqur me këtë marrëveshje. Ne po blejmë një kompani të suksesshme nga dy sipërmarrës të shquar me perspektiva të mëdha për rritje të mëtejshme brenda United Group. Blerja është në përputhje me strategjinë e përgjithshme të United Group për të zotëruar të dyja, si telekomunikacionin dhe asetet mediatike në tregjet që ne shërbejmë “, tha Victoriya Boklag, CEO e United Group.
Drejtori Ekzekutiv i Advance Media Group, Georgi Domuschiev tha se “ky transaksion është një sukses i madh dhe një mundësi e shkëlqyer për Nova, shikuesit dhe klientët e saj. Unë do të doja të falënderoja të gjithë ata që na kanë ndihmuar në rritjen e grupit kryesor të mediave tregtare të Bullgarisë. Marrëveshja me United Group do të të sigurojë zhvillimin e vazhdueshëm të Nova”.
Investimi shënon transaksionin e katërt në shkallë të gjerë që kur BC Partners bleu United Group në Mars të vitit 2019.
Platforma e United Group, që operon si në sektorin e telekomunikacionit ashtu edhe në atë mediatike, ndërthurë operatorët kryesorë dhe prodhuesit më të mirë të përmbajtjes në linjën e BE-së Juglindore. Kompania ka afërsisht 10 milion përdorues dhe 11 mijë të punësuar.
N1 vepron brenda United Media, e cila është pjesë e United Group.