Efekti i CR7 ka filluar të ndihet te Manchester United. Klubi anglez do të mbulojë shpenzimet e transferimit të Cristiano Ronaldo me marrëveshje të reja tregtare, me vlerë rreth 30 milionë sterlina (35 milionë euro) në 12 muajt e ardhshëm, që do të nxiten nga popullariteti mbarëbotëror i yllit portugez.
Kështu deklaron Rob Wilson, ekspert financash në futboll në Sheffield Hallam University, i intervistuar nga Daily Mail.
Sipas Wilson, marrëveshja e Ronaldos dhe përfitimet që do të vijnë prej saj mund të sjellin një epokë të re dominimi në futbollin anglez. Çelësi i suksesit komercial i transferimit të CR7 është fuqia e markës së tij, që ndikon menjëherë tek imazhi i klubit.
Në shkurt, ai arriti gjysmë miliard ndjekësish në rrjetet sociale – 261 milionë ndjekës në Instagram, ku është një nga njerëzit më të ndjekur në botë. Në Facebook, faqja e tij kishte rreth 125 milionë pëlqime dhe rreth 147 milionë ndjekës, ndërsa në Twitter, e ndiqnin rreth 91 milionë persona.
Në anën tjetër, numri i ndjekësve të Manchester United në rrjetet sociale është rreth 140 milionë, sipas Deloitte Football Money League 2021. Por lajmi i nënshkrimit të Ronaldos rriti menjëherë account-in e klubit në Instagram me 1 milion ndjekës, nga 43,1 milionë në 44,3 milionë.
“Nëse doni të bëni biznes me United, tani është momenti i duhur” – pohon Wilson. “Nëse ata fitojnë menjëherë diçka, janë të gjithë elementët për një periudhë tjetër dominimi. Të gjithë kostot e transferimit duhet të mbulohen nga disa aktivitete tregtare që do të mund të gjenerohen në 12 muajt e fundit. Mund edhe të thuhet se United mund të fitojë 30 milionë sterlina më shumë (35 milionë euro) në këtë sezon, falë marrëveshjeve të reja sponsorizuese”.
/ Daily Mail