Ura e Kullave (Tower Bridge), e cila nuk duhet ngatërruar me Urën e famshme të Londrës (London Bridge), është struktura simbol më e njohur në qytet.
Së pari, Ura e Kullave nuk është Ura e Londrës, e cila ndodhet aktualisht në qytetin Lake Havasu në Arizona. Ura e Kullave mund të mos ketë një element kaq tërheqës rreth rënies së saj, por është një nga monumentet më të njohura të Londrës. Ajo është një pjesë e rëndësishme e çdo turi në Londër.
Ura e Kullave ndodhet pikërisht pranë Kullës së Londrës dhe të dyja këto objekte mund të shihen nga njëra-tjetra. Kush ngjitet te këto kulla mund të shijojë një pamje mahnitëse të qytetit të Londrës – ndoshta pamja më e mirë se nga çdo urë tjetër në Londër.
Historia e Urës së Kullave
Ura e Kullave u ndërtua midis viteve 1886 dhe 1894 dhe kalon nëpër lumin Tamiz (që e ndan Londrën në mes). Ajo u ndërtua për të ofruar akses më të mirë në pjesën lindore të Londrës. Kjo urë u përurua nga Edward, Princi i Uellsit dhe Alexandra, Princesha e Uellsit në vitin 1894, gjatë fundit të mbretërimit shumë të gjatë të Mbretëreshës Victoria, në kulmin e Perandorisë Britanike.
- Ndërtuar: Midis viteve 1886 dhe 1894
- Gjatësia: 240 metra
- Lartësia: Dy kullat e urës janë 65 metra të larta
- Ura e Re e Londrës: Rreth 0,5 milje në rrjedhën e sipërme nga Ura e Kullave
Meqenëse lumi Tamiz është një rrugë ujore aktive, ura hapet në qendër të saj për të lejuar kalimin e anijeve. Fillimisht, hapja bëhej nëpërmjet një sistemi hidraulik, por ajo u shndërrua në një sistem elektro-hidraulik në vitin 1972. Nëse jeni aty pranë, mund të qëllojë që të shikoni momentin e hapjes së urës.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kjo urë ishte një objektiv i bombardimeve gjermane. Ajo u dëmtua në vitin 1940 kur u godit një pjesë e saj. Kjo goditje dëmtoi mekanizmin hidraulik dhe e nxori urën jashtë funksionit. Në vitin 1941, një minë me parashutë shpërtheu pranë urës. Ky shpërthim shkaktoi dëme të rënda në disa pjesë të saj. Por në fund, ajo arriti t’i mbijetojë luftës.
- Lufta e Dytë Botërore: Ura e Kullave u dëmtua nga bombardimet
Vizita në Urën e Kullave
Sot, ura është funksionale dhe mundëson çdo ditë kalimin e mijëra automjeteve dhe këmbësorëve. Ura është aksesueshme nga të gjithë dhe kushdo mund të shkojë dhe të bëjë fotot e veta për Instagram.
Ura e Kullave mund të gjendet shumë lehtë, duke ecur përgjatë Tamizit nga Westminster, ose mund ta vizitoni këtë urë ndërkohë që vizitoni Kullën e Londrës që gjendet aty pranë.
Megjithëse çdokush mund të kalojë urën sipas dëshirës, nevojitet biletë për të hyrë në kullat binjake të urës, për të shkuar në vendkalimet e nivelit të lartë dhe për të vizituar dhomat e motorëve të epokës viktoriane. Ura është e hapur për vizitorët, por rekomandohet prenotimi paraprak i biletës online për të qenë të sigurt. Për shkak të pandemisë, kapaciteti është reduktuar ndjeshëm dhe vendet janë të kufizuara. / The Travel