Urdhri nga 1 shtatori 2020 hyjnë në fuqi ndryshimet për auditin e brendshëm në sektorin publik

21/01/2020 11:00 AM 0 komente

Nga 1 shtatori 2020 do të hyjnë në fuqi ndryshimet në manualin e auditit të brendshëm. Ministria e Financave dhe Ekonomisë në një urdhër të fundit i ka ndarë këto ndryshime në pesë kapituj dhe në fokus është auditi i brendshëm në sektorin publik. Sipas pikës së parë të ndryshuar që ndalet në llojet e shërbimit të auditit manuali shton një paragraf ku thuhet se aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të vlerësojë dhe të japë rekomandime të përshtatshme për përmirësimin e procesit të qeverisjes së njësisë publike për ku së pari për marrjen e vendimeve strategjike dhe operacionale. Së dyti për mbikëqyrjen e administrimit të riskut dhe kontrolleve, së treti promovimi i etikës dhe vlerave të përshtatshme brenda njësisë publike.

Së katërti sigurimi i administrimit efektiv të punës organizative dhe përgjegjësisë.  Së pesti komunikimi i informacionit mbi riskun dhe kontrollin, në sistemet e duhura të njësisë publike dhe koordinimi i veprimtarive dhe komunikimit të informacionit midis Komitetit të Auditimit/bordit drejtues (në rastet kur një organ i tillë ekziston), audituesve të brendshëm, audituesve të jashtëm, ofruesve të tjerë të siguri dhënies dhe menaxhimit.

Tek kapitulli për marrëdhëniet me Inspektimin Financiar manuali ka ndryshuar riformulimin. Kështu sipas kësaj pike audituesit e brendshëm duhet të kenë njohuri të mjaftueshme për të vlerësuar riskun e mashtrimit dhe mënyrën se si drejtohet ky risk nga njësia publike, por nuk pritet të kenë ekspertizën e një personi, përgjegjësia parësore e të cilit është të zbuloje dhe hetojë mashtrimin.

Audituesit e brendshëm nëse gjatë një angazhimi auditimi konstatojnë parregullsi apo veprime, që në vlerësimin e tyre, përbejnë vepër penale informojnë me shkrim gjetjen tek drejtuesi i njësisë së auditimit te brendshëm.  Drejtuesi nga ana tjetër informon me shkrim titullarin e njësisë.

Paragraf i i ndryshuar sqaron në detaj praktikën që ndiqet deri në finale .

Në kapitullin për “Modelin e kartës së njësisë së auditimit të brendshëm është shtuar një pjesë për objektin e kartës së auditimit ku nënvizohet se Karta e Auditimit te Brendshem është një dokument zyrtar i cili përcakton qëllimin, autoritetin, dhe përgjegjësitë e veprimtarisë së auditimit të brendshëm. Ky dokument përforcon pozicionin e veprimtarisë së auditimit të brendshëm brenda njësisë publike, autorizon drejtuesin dhe stafin e njësisë së auditimit te kenë të drejtën dhe përdorim te pakufizuar mbi çdo dokument dhe informacion zyrtar, prona dhe personel, të cilat kanë lidhje  me performancën e angazhimit, si dhe përcakton objektin e veprimtarive te auditimit të brendshëm.

Në kapitullin “përgatitja e projekt raportit të auditimit të brendshëm dhe raportimi i gjetjeve të auditimit te menaxhimi i njësisë është shtuar se “kur lëshohet një opinion i përgjithshëm lidhur me vlerësimin e fushave/sistemeve të njësisë publike, auditimi i brendshëm duhet të marrë në konsideratë strategjitë, objektivat dhe risqet e njësisë publike, si dhe pritshmeritë e menaxhimit të lartë, Komitetit të Auditimit/bordit drejtues (në rastet kur një organ i tillë ekziston) dhe palëve të tjera të interesuara.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of