Vaksina anti-covid, BE publikon kontratën e diskutueshme me AstraZeneca

29/01/2021 2:34 PM 0 komente

Komisioni Evropian ka publikuar një version të redaktuar të kontratës së tij me prodhuesin e barnave AstraZeneca për vaksinën e saj anti- Covid, në mes të një mosmarrëveshjeje mbi furnizimet.

Vendimi erdhi disa orë më pas,  pasi shefja e Komisionit Ursula von der Leyen rriti presionin mbi kompaninë në lidhje me vendimin e saj për të ulur furnizimet në union.

Kontrata e nënshkruar në gusht përmbante “urdhra të detyrueshëm”, tha ajo për radion gjermane dhe bëri thirrje për një shpjegim.

Vaksina pritet të miratohet nga rregullatori i barnave të BE-së sot, vendimi do të njoftohet në orën 15:00.

AstraZeneca fajëson për vonesën e furnizimit dy impiantet e prodhimit.

Marrëveshja e gushtit ishte për 300 milion doza për Bashkimin Evropian që do të dorëzohen pas miratimit nga rregullatori, me një mundësi shtesë për 100 milion më shumë.

Por burimet e BE-së thonë se ata tani presin të marrin vetëm rreth një të katërtën e 100 milionë vaksinave që ata prisnin të merrnin deri në Mars, një mungesë prej rreth 75 milion vaksinash.

AstraZeneca thotë se problemet e prodhimit janë në fabrikat e saj në Hollandë dhe Belgjikë.

BE vendosi të publikojë kontratën, me marrëveshjen e AstraZeneca, në përpjekje për të mbështetur argumentin e saj se kompania nuk po mban zotimet e saj./BBC

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of