Komisioni Evropian ka publikuar një version të redaktuar të kontratës së tij me prodhuesin e barnave AstraZeneca për vaksinën e saj anti- Covid, në mes të një mosmarrëveshjeje mbi furnizimet.
Vendimi erdhi disa orë më pas, pasi shefja e Komisionit Ursula von der Leyen rriti presionin mbi kompaninë në lidhje me vendimin e saj për të ulur furnizimet në union.
Kontrata e nënshkruar në gusht përmbante “urdhra të detyrueshëm”, tha ajo për radion gjermane dhe bëri thirrje për një shpjegim.
Vaksina pritet të miratohet nga rregullatori i barnave të BE-së sot, vendimi do të njoftohet në orën 15:00.
AstraZeneca fajëson për vonesën e furnizimit dy impiantet e prodhimit.
Marrëveshja e gushtit ishte për 300 milion doza për Bashkimin Evropian që do të dorëzohen pas miratimit nga rregullatori, me një mundësi shtesë për 100 milion më shumë.
Por burimet e BE-së thonë se ata tani presin të marrin vetëm rreth një të katërtën e 100 milionë vaksinave që ata prisnin të merrnin deri në Mars, një mungesë prej rreth 75 milion vaksinash.
AstraZeneca thotë se problemet e prodhimit janë në fabrikat e saj në Hollandë dhe Belgjikë.
BE vendosi të publikojë kontratën, me marrëveshjen e AstraZeneca, në përpjekje për të mbështetur argumentin e saj se kompania nuk po mban zotimet e saj./BBC