Vaksina e Moderna, 125 mln doza në dispozicion në fillim të vitit 2021, shumica në tregun amerikan

04/12/2020 10:34 AM 0 komente

Moderna, prodhuesi i një nga vaksinave kundër koronavirusit pret të ketë 100 deri në 125 milionë doza në dispozicion global në tremujorin e parë të vitit 2021, me shumicën prej tyre të caktuara për tregun amerikan.

Kompania ka aplikuar për autorizimin e përdorimit urgjent për vaksinën e saj nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe këshilltarët e FDA kanë planifikuar të diskutojnë aplikimin më 17 dhjetor.

Moderna gjithashtu ka aplikuar në rregullatorët europianë të ilaçeve për aprovim me kusht.

“Sot, Moderna ripohoi pritshmërinë e saj për të patur afërsisht 20 milionë doza në dispozicion në SHBA deri në fund të vitit 2020,” tha kompania në një deklaratë.

“Për më tepër, Kompania pret që të ketë rreth 100-125 milionë doza në dispozicion global në tremujorin e parë të vitit 2021, me 85-100 milionë prej atyre në dispozicion të Shtetet e Bashkuara, dhe 15-25 milionë të tjera në dispozicion jashtë SHBA-së. Këto doza të parashikuara në tremujorin e parë janë pjesë e parashikimit të 500 milionë deri në 1 miliard dozave që Kompania pret të prodhojë në vitin 2021.

Vaksina Moderna aplikohet me dy doza për person, me një distancë kohore prej katër javësh./CNN

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of