Vaksina kandidate e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit është shumë efektive në kurimin e njerëzve që shfaqin simptoma të Covid-19, sipas të dhënave nga faza e tretë.
Të dhënat tregojnë se vaksina është efektive 70%, por studiuesit thonë se efikasiteti i vaksinës varet nga regjimi i dozës.
Vaksina e prodhuar nga kompania farmaceutike AstraZeneca bëhet 90% efektive në rast se ndahet në dy gjysmë doza, e ndjekur më pas në një dozë të plotë, të paktën një muaj më vonë, dhe është 62% efektive nëse ndahet vetëm në dy doza të plota, të dhënë të paktën një muaj me diferencë.
Rezultatet vijnë në kohën kur javët e fundit vaksinat e Pfizer dhe Moderna treguan se janë efektive 95%.
Sidoqoftë, vaksina e Oksford është shumë më e lirë dhe më e lehtë për tu ruajtur dhe për tu shpërndarë në çdo cep të botës sesa dy të tjerët. Pra, vaksina do të luajë një rol të rëndësishëm në trajtimin e pandemisë, nëse miratohet për përdorim nga rregullatorët.
Vaksina e Oxfordit mund të ruhet në temperaturën e frigoriferit, ndryshe nga vaksinat Pfizer / BioNTech (-70C) dhe Moderna (2 deri në 8 gradë Celsius për 30 ditë), pra duhet të ruhen në temperatura shumë më të ftohta.
Vaksina e Oksfordit, ka një çmim prej rreth 3 paund, kushton shumë më pak se vaksinat e Pfizer (rreth 15 £) ose Moderna (25 £).
“Njoftimi sot na çon një hap më afër kohës kur mund të përdorim vaksinat për t’i dhënë fund virusit shaktërrues, tha projektuesja e vaksinës, Prof Sarah Gilbert.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka porositur paraprakisht 100 milionë doza të vaksinës së Oxfordit dhe AstraZeneca thotë se do të bëjë tre miliardë doza për botën vitin e ardhshëm./BBC