Komisioni Europian njofton se ka përfunduar bisedimet me kompaninë gjermane “CureVac” për të blerë një vaksinë të mundshme kundër Covid-19.
“Kontrata e parashikuar me CureVac do të sigurojë mundësinë që të gjitha shtetet anëtare të BE-së të blejnë vaksinën, si dhe të dhurojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ose ti transferojnë përsëri në vendet europiane”, thuhet në deklaratë.
Kontrata parashikon për blerjen fillestare të 225 milionë dozave në emër të të gjitha shteteve anëtare të BE-së, që do të furnizohen pasi një vaksinë të jetë testuar se është e sigurt dhe efektive kundër Covid-19.
Komisioni Europian “do të ketë një marrëveshje së shpejti me CureVac. Kjo është kompania e 4-të me të cilën ne hyjmë në një marrëveshje”, pohoi presidentja e KE Ursula von der Leyen, duke iu referuar marrëveshjeve të mëparshme me Sanofi-GSK, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca.