Moderna, një nga kompanitë e vaksinës kundër koronavirusit ka njoftuar se po depoziton sot kërkesën për aprovimin rregullator të Shteteve të Bashkuara që vaksina e saj të mund të rekomandohet më pas për përdorim të gjerë.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA do të shikojë të dhënat e provës për vaksinën mARN dhe do të vendosë nëse është mjaft e sigurt dhe efektive për Autorizimin e Përdorimit Urgjent.
Studimet klinike tregojnë se vaksina është më shumë se 94% efektive në mbrojtjen e njerëzve nga Covid-19.
Pfizer, i cili ka një vaksinë të ngjashme, ka kërkuar tashmë të njëjtin aprovim nga Shtetet e Bashkuara, nga 20 nëntori.
Moderna thotë se shpreson të marrë miratimin e Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar se shpejti, pasi të dhënat në testimin e 30 mijë vullnetarëve, përfshirë edhe grupet me rrezik të lartë siç janë të moshuarit, kanë treguar se vaksina është funksionale.
Vaksina e AstraZeneca është më e lirë, rreth 4 dollarë për një dozë, krahasuar me rreth 20 të vaksinës Pfizer dhe 33 dollarë për vaksinën e Moderna. Dhe është potencialisht më e lehtë për tu shpërndarë sepse nuk ka nevojë të ruhet në temperatura ultra të ulta. Por efikasiteti i saj në testet qëndron midis 62% dhe 90%, pak më e ulët se vaksinat Pfizer dhe Moderna./BBC