Pfizer publikoi detaje të tjera në lidhje me ecurinë e testimeve të vaksinave anti-Covid tek fëmijët, duke treguar se ata kanë përfunduar tashmë testimet e para.
Fëmijët kanë më pak gjasa se të rriturit që ta kalojnë rëndë Covid-19, prandaj kompanitë e barnave po përpiqen të minimizojnë efektet anësore të vaksinës ndërsa rrisin përfitimet. Tani për tani, Pfizer, e cila bashkëpunon me kompaninë bioteknologjike gjermane BioNTech, po teston vaksinën e saj në doza më të ulëta tek nxënësit sesa tek adoleshentët dhe të fëmijët më të vegjël.
Pfizer dhe BioNTech tashmë kanë testuar vaksinën e tyre në 2,260 adoleshentë të moshës 12 deri në 15 vjeç dhe kanë marrë autorizimin për t’i siguruar atyre doza në Shtetet e Bashkuara. Rezultatet zbuluan se adoleshentët zhvilluan një përgjigje të fortë të antitrupave ndaj virusit. Vaksina parandaloi infektimet dhe nuk pati efekte anësore të patolerueshme. Kompanitë gjithashtu kanë përfunduar testimet (në një numër më të ulët) tek fëmijët më të vegjël për të treguar se ato janë të sigurta dhe për të vendosur dozat përkatëse të vaksinave. Siç ndodh zakonisht me testimet tek fëmijët, vullnetarët janë ndarë në tre grupe, nga mosha 5 deri 11 vjeç, 2 deri në 5 vjeç, dhe 6 muaj deri në 2 vjeç.
Vaksinat 2.0: Dozat e vaksinës COVID-19 të gjeneratës së ardhshme do të jenë më të lira, më të lehta për t’u shpërndarë dhe do të ofrojnë mbrojtje më të madhe ndaj shumë viruseve. 112 fëmijët që u testuan morën doza prej 10, 20 ose 30 mikrogramë, ndërsa tek fëmijët më të vegjël u përdor një dozë prej 3 mikrogramë.
Sipas një deklarate të bërë nga Pfizer, testimet për të vlerësuar sigurinë dhe reagimin imunitar kanë filluar tashmë tek fëmijët 5-10 vjeç ku është përdorur doza me 10 mikrogramë dhe pritet të fillojnë edhe në grupmoshat më të reja në javët e ardhshme. Fëmijët nën 5 vjeç do të marrin dozën 3 mikrogramë.
Nëse në këto testime do të provohet siguria e vaksinave dhe përgjigjia imune, kompanitë do të kërkojnë autorizim federal në shtator ose tetor për të siguruar vaksinën për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, dhe pak më vonë për fëmijët më të vegjël.
Ashtu si me të rriturit dhe adoleshentët, vaksina Pfizer-BioNTech do t’u jepet fëmijëve me dy doza, me distancë rreth tre javë nga doza e parë tek e dyta. Ndryshe nga mënyra si veprohet me të rriturit, kompanive përkatëse prodhuese nuk do t’u kërkohet të provojnë nëse vaksinat parandalojnë shumicën e infektimeve, gjë kjo që nuk është më praktike për shkak të niveleve të ulëta të infektimeve në SH.B.A. dhe madje niveleve akoma edhe më të ulëta tek fëmijët.
Në vend të kësaj, prodhuesit e vaksinave do të duhet të tregojnë se dozat e tyre prodhojnë një përgjigje imune ekuivalente ose më të lartë sesa te të rinjtë e grupmoshës 16 deri në 25 vjeç. Edhe Moderna dhe Johnson & Johnson kanë filluar të testojnë dozat e tyre tek fëmijët./ USA Today