Nje epokë e re e barnave
Ka shumë mundësi që ju nuk keni dëgjuar kurrë për Pieter Cullis. Por nëse keni marrë vaksinat Pfizer-BioNTech ose Moderna Covid-19, ju duhet ta falenderoni atë.
Cullis është një biokimist në Universitetin e British Columbia në Vankuver, Kanada. Ai i ka kushtuar më shumë se katër dekada të jetës së tij për të kuptuar se si të grupojë dhe dërgojë blloqet ndërtuese të kodit gjenetik brenda një grimce të vogël, të specializuar për të ndihmuar në trajtimin ose parandalimin e sëmundjeve.
Një nga arritjet e tij më të mëdha erdhi në 2018, kur Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi Onpattro, një ilaç për një sëmundje të rrallë gjenetike.
Onpattro qetëson gjenin problematik përgjegjës për gjendjen; për ta çuar atë atje ku duhet që të funksionojë në trup, ai grupohet në një nanopjesë lipidike që e ka origjinën në laboratorin e Cullis.
Ky ilaç i ka ndihmuar njerëzit, por nuk u pa si një revolucion mjekësor.
“Onpattro është diçka që aplikohet vetëm në 50,000 pacientë në të gjithë botën”, thotë ai. Por më pak se katër vjet më vonë, nanopjesëzat lipidike tepër të ngjashme me ato të përdorura në Onpattro po u shpërndahen miliarda njerëzve në të gjithë globin për të parandaluar infeksionet serioze të Covid-19.
Kompania gjermane e barnave BioNTech, në partneritet me Pfizer dhe Acuitas, zhvilluan një vaksinë Covid-19 që përdor teknologjinë mARN, e cila udhëzon qelizat tona të krijojnë një proteinë të re – në këtë rast, proteina spike në virusin SARS-CoV -2 — kështu që sistemet tona imune i përgjigjen asaj si një kërcënim.
Kompania e Cullis, Acuitas Therapeutics licencoi grupimin e nanopjesëzave lipide për të transportuar dhe mbrojtur mARN në BioNTech.
Vaksina Moderna përdor një qasje të ngjashme, dhe ndërsa nanopjesëzat e saj lipide nuk janë nga Acuitas, ata janë shumë të ngjashëm.
Sa i përket mjekësisë me bazë gjenetike, ky është vetëm fillimi. “por kjo është pak e nxituar për momentin, sepse pothuasje çdo sëmundje që ju mund të përmendni mund ta luftoni npërmjet qasjes Marn”, shprehet Cullis.
Vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna po fillojnë një epokë të re të barnave.
Pas dekadash kërkimesh dhe një përpjekjesh të shumta për të adresuar një pandemi të vazhdueshme – ndërmarrjet e reja farmaceutike janë të gatshme të zhvillojnë qasje të reja duke rregulluar mënyrën se si trupat tanë përdorin kodin gjenetik.
Përmes këtyre qasjeve të reja, zhvilluesit e barnave mund të drejtojnë trupat tanë për të prodhuar proteina të dobishme ose të ndalojnë prodhimin e atyre toksike. Në teori, nuk ka asnjë kufizim për llojet e sëmundjeve që mund të trajtojmë në këtë mënyrë.
“Është revolucionare”, thotë Cullis. “Ne kemi filluar të përdorim biologjinë që trupat tanë përdorin në një mënyrë terapeutike”.
Për momentin, këto trajtime nuk janë të përhapura dhe përgjithësisht nuk janë të arritshme për sëmundjet më të zakonshme.
Për t’i çuar në këtë fazë, studiuesit dhe kompanitë e bioteknologjisë do të duhet të përsosin sistemet e shpërndarjes së ilaçeve për të mbjellë çdo terapi gjenetike pikërisht në vendin e duhur – 10 kilometrat e fundit në një maratonë kërkimesh. Vija e finishit është pak përtej arritjes, por e arritshme në të ardhmen e afërt./QUARTZ