Një dozë e vetme e AstraZeneca ose e Pfizer zvogëlon mundësinë e nevojës për trajtim spitalor me më shumë se 80%, tregon një analizë e kryer në Angli.
Të dhënat e Shëndetit Publik të Anglisë (PHE) treguan se efekti filloi në tre deri në katër javë pas vaksinimit.
Analiza bazohej në njerëzit e moshës mbi 80 vjeç, që ishin të parët që morën vaksinën.
Shkencëtarët e qeverisë përshëndetën rezultatin, por theksuan se duheshin dy doza për një mbrojtje më të mirë. Kjo vjen pasi gjetjeve të ngjashme që u bënë publike javën e kaluar nga autoritetet shëndetësore skoceze, të cilat ata i vlerësuan si “spektakolare”.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se rezultatet e fundit të vaksinës ishin “shumë të mira”.
“Analiza na ndihmon për të shpjeguar pse numri i pranimeve me Covid në njësitë e kujdesit intensiv për personat mbi 80 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë në dy javët e fundit.”
Të dhënat e PHE, të cilat nuk janë shqyrtuar nga kolegët, sugjeruan gjithashtu se vaksina Pfizer çon në një ulje me 83% të vdekjeve nga Covid. Kjo është bazuar në njerëzit mbi 80 vjeç që kishin vdekur.
Të dhënat gjithashtu treguan se vaksinimi ul rrezikun me 60% të njerëzve mbi 70 vjeç që të zhvillojnë ndonjë simptomë, tre javë pasi kanë marrë dozën e tyre të parë.
Më shumë se 20 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë bërë dozën e parë të një vaksine, mbi një e treta e popullsisë së rritur./BBC