Vaksinat kineze të Covid-19 kanë nivele të ulëta efikasiteti

12/04/2021 11:34 AM 0 komente

Drejtori i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se autoritetet po marrin në konsideratë përzierjen e vaksinave COVID-19 sepse dozat vendase “nuk kanë shkallë shumë të lartë të mbrojtjes”.

Vërejtjet nga Gao Fu në një konferencë shtypi në qytetin jugperëndimor të Chengdumark shënojnë herën e parë që një zyrtar i shëndetësisë kineze ka folur publikisht mbi efikasitetin e ulët të vaksinave të bëra në Kinë.

  • Kina ka dërguar miliona doza të vaksinave të saj të koronavirusit në të gjithë botën.

Gjatë konferëncës z. Gao tha se zyrtarët ishin të përqendruar në dy opsione “për të zgjidhur problemin që lidhet me efikasitetin e ulët të vaksinave ekzistuese.

  • Njëra është ajo që përzien vaksinat, e njohur si “imunizimi i njëpasnjëshëm”, dhe tjetra është që “të rregullohet doza, intervali midis dozave ose të rritet numri i dozave”.

Edhe ekspertë të tjerë bien dakord me faktin se përzierja e vaksinave mund të “rrisë shkallën e efektivitetit”.

  • Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar po kryejnë studime klinike për përzierjen e vaksinave të Universitetit të Oksfordit-AstraZeneca dhe Pfizer-BioNTech.

Situata në tërësi: Qeveria e Kinës ka aprovuar vetëm vaksinat e bëra në vend për përdorim kundër virusit.

  • Sinopharm njoftoi pak përpara se vaksina e saj koronavirus të aprovohej për përdorim, në fund të vitit të kaluar, se vaksina e saj ishte 79.3% efektive, megjithëse ekspertët thanë se të dhëna shumë të rëndësishme në lidhje me të mungonin.
  • Rregullatori i shëndetit të Kinës miratoi vaksinën e Sinovac shkurtin e kaluar. Disa prova të fazës 3 në Brazil, Turqi dhe Indonezi kanë treguar një shkallë të efikasitetit prej 50,38% deri 91,25%.

Z.Gao tha “të gjithë duhet të marrin në konsideratë përfitimet’ e vaksinave mARN, të përdorura nga prodhuesit perëndimor të ilaçeve për të luftuar pandeminë por jo nga homologët e tyre në Kinë, raporton AP.

Tao Lina, një ekspert i vaksinave me bazë në Shangai, i cili mori pjesë në konferencën për shtyp të z. Gao, tha se “nivelet e antitrupave të gjeneruar nga vaksinat tona janë më të ulëta se vaksinat e mARN dhe të dhënat e efikasitetit janë gjithashtu më të ulëta”.

  • Është një “konkluzion i natyrshëm që vaksinat tona të inaktive dhe vaksinat vektoriale të adenovirusit janë më pak efikase” sesa vaksinat e mARN-së tha ai më tej.
  • Por ai shtoi edhe se “ne nuk duhet të presim derisa të vihet në dispozicion një vaksinë e përsosur”.

Z.Gao tha se rreth 34 milionë njerëz kishin marrë “të dyja dozat e kërkuara nga vaksinat kineze dhe rreth 65 milionë kishin marrë vetëm një’./Associated Press

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of