Vaksinimi në Bashkimin Europian do të fillojë nga 27 dhjetori

17/12/2020 2:33 PM 0 komente

Vendet e Bashkimit Europian do të fillojnë të vaksinojnë njerëzit kundër koronavirusit nga 27 dhjetori, tha sot presidentja e Komisionin Europian, Ursula von der Leyen.

“Më 27, 28 dhe 29 Dhjetor vaksinimi do të fillojë në të gjithë BE,” shkroi Ursula von der Leyen në Twitter. Ajo më parë kishte bërë thirrje për një fillim të koordinuar të vakisnimeve në të njëjtën ditë në të 27 vendet e BE-së.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se një panel ekspertësh do të mblidhen të hënën për të vlerësuar vaksinën e prodhuar nga kompania amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech.

Dorëzimet do të fillojnë në 26 dhjetor nga vendet e prodhimit të vaksinave në Belgjikë dhe Gjermani, por Komisioni tha se do të varet nga secili prej 27 vendeve anëtare të BE-së për të organizuar dhe koordinuar programet e tyre të vaksinimit./Reuters

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of