Në javën e fundit Suedia dhe Zvicra janë dy vendet me numrin me të lartë të infektimeve të reja për milionë banorë në gjithë Europën teksa Franca dhe Italia kanë inicidenca(raste te reja) shumë më të ulëta. Një artikull përmbledhës i gjermanes thelocal.de tregon sesi po e godet vala e dytë e COVID-19 Europën.
Aktualisht “kontinenti i vjetër” është rajoni më i prekur në botë nga pandemia e koronavirusit. Zyrtarët e shëndetësisë kanë regjistruar më shumë se 20 milionë raste të reja në gjithë Europën deri në 8 dhjetor 2020. Të dhënat nga Our World in Data hedhin dritë mbi mënyrën sesi po godet pandemia vendet njëri pas tjetrit dhe cila është qasja e secilës qeverie për përballimin e krizës shëndetësore.
Italia dhe Franca ishin dy vendet që panë rritje të shpejtë dhe rënie të menjëhershme gjatë valës së dytë. Në Francë rënia e infektimeve ka qene e dukshme duke shtruar debatin e heqjes së karantinës kombëtare. Spanja ja ka dalë që të ulë numrin e infektimeve pas rritjes së tyre në tetor. Gjermania ndërkohë është duke u përpjekur që të ulë numrin e infektimeve që kanë mbetur nën 20 mijë për mesataren e 7 ditëve të fundit. Suedia ka parë një rritje të menjëhershëm të rasteve në vjeshtë ndërkohë që Danimarka dhe Norvegjia ja kanë dalë të mbajnë numrat në nivele të ulëta. Gjithsesi ditëve të fundit qeveria e Danimarkës ka parë një rritje shqetësuese të infektimeve që kanë bërë që të vendosen kufizime të reja në disa pjesë të vendit.
Mesatarja e vdekjeve ditore tregon se numrin më të lartë në 7 ditët e fundit e ka pasur Italia me një mesatare prej 700 në ditë ndërkohë që në Francë, Gjermani dhe Britani mesatarja e vdekjeve ditore ka qenë rreth 400.