Ventilatorët japin thjesht një ndjesi fictive të mirëqenies kur bën shumë nxehtë: thjesht lëvizin ajrin e ngrohtë, duke shkaktuar dehidratim dhe stimulojnë djersitje: do të ishte shumë më mirë për tu përballur me valet e të ngrohtit të përdorni kondicionerin. Dhe ky është sugjerim i ekpsertëve për të përmirësuar mikroklimën e banesave gjatë verës. ‘Ventilatorët mekanike vetëm sa përshpejtojnë lëvizjen e ajrit, por nuk e ulin temperaturën e ambientit.
Në këtë mënyrë, temperatura e perceptuar zvogëlohet dhe edhe pse lehtëson, ventilatorët nxisin djersitje dhe rrisin rrezikun e dehidrimit, në qoftë se personi i ekspozuar nuk siguron në të njëjtën kohë sasi të mëdha lëngjesh. Për këtë arsye, ventilatorët duhet të pozicionohen në një distancë të caktuar nga personi dhe të mos i referoni direkt në trup, veçanërisht në rastin e njerëzve të sëmurë të detyruar të qëndrojnë në shtratë. Në veçanti kur temperatura e brendshme e kalon 32 ° C, përdorimi i tyre ndalohet fort sepse nuk është efikas në luftën ndaj efekteve të së ngrohtit dhe mund të ketë efekte negativë duke rritur dehidratimin