Pritet që në 30 vjetët e ardhshëm më shumë se gjysma e popullsisë së botës do të mund të mbetet pa punë për shkak të makinave, sikundër referon një shkencëtar kompjuterik, i cili thotë se inteligjenca artificiale, e cila po kërcënon ekonominë, nuk duhet të nënvlerësohet në asnjë mënyrë.
Është pikërisht profesori në Universitetin Rice, Moshe Vardi i cili tha fort se teknologjia është një kërcënim, duke vënë në dukje se inteligjenca artificiale mund të çojë në një normë të papunësisë globale prej 50 për qind, eliminimin e biznesit të klasës së mesme dhe rritjen e pabarazisë.
Ai u tha kolegëve të tij se ky ndryshim mund të ndodhë në 30 vjetët e ardhshëm dhe disa profesione do të jetë imune ndaj pasojave të inteligjencës artificial ndërsa deklaoi se po i afrohemi kohës kur makina mund të zëvendësojë njerëzit në pothuajse çdo pozicion.
Me paralajmërime të ngjashme janë cituar më parë edhe fizikanti britanik, Stephen Haëking dhe drejtori i “Tesla”, Elon Musk.