Mbyllja e dytë prej pandemisë, që po ndodh në shumicën e vendeve të BE-së, rrezikon të çojë në faliment fabrikat shqiptare të fasonit, të cilat i shpëtuan valës së parë. Për të mbijetuar, shumë prodhues kanë treguar shkathtësi, jo vetëm duke përshtatur linjat e prodhimit, por edhe duke gjetur tregje e partnerë të rinj, përveç Italisë.
Tregtia me Italinë, me porosi të cilat nuk kanë një cikël të mbyllur për produktin, e kanë mbajtur industrinë në vendnumëro, duke mos ia rritur vlerën mallrave, por duke i shfrytëzuar shqipërisë, vetëm krahun e lirë të punës. Gjatë 10-mujorit të vitit 2020, 75% e eksporteve të fasonit shkuan në Itali. Varësia ndaj shtetit fqinj është parë gjithnjë si dobësi, pasi çdo krizë ekonomike që ndodh përtej Adriatikut përçohet me shpejtësi edhe në vendin tonë.
Pasiguria prej pandemisë duket se po i zgjon nga rutina disa fabrika shqiptare, të cilat kanë lidhur tashmë kontrata të qëndrueshme me vende të tjera. Eksportet e tekstilit dhe këpucëve janë rritur me ritme dyshifrore me Francën, Gjermaninë dhe Britaninë. Disa kompani kanë lidhur kontrata edhe për eksport veshjesh mjekësore me SHBA dhe furnizim me këpucë për Japoninë, tregje të cilat nuk kanë qenë kaq aktive më parë. [lexoni]
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.