Me qëndrimin që ka ngritur shumë polemika, i akuzuar se po mendon më shumë të koleksionojë një best-seller sesa për të shpëtuar popullin e tij nga rrënimi, mbërrin në libraritë e Britanisë së Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edicioni anglez i Yanis Varoufakis mbi krizën greke, europiane e botërore.
“ The global minotaur: America, Europa and the future of the global economy” (Minotauri botëror, Amerika, Europa dhe e ardhmja e ekonomisë botërore) është një “j’accuse” e pamëshirshme ndaj Gjermanisë dhe më në përgjithësi për kapitalizimin. Ish-ministri i Financave të Greqisë, i cili dha dorëheqjen menjëherë pas refendumit ku triumfoi “Jo-ja” ndaj masave shtrënguese të BE-së tashmë është kthyer në një kritik të pamëshirshëm të marrëveshjes së arritur nga kryeministri Tsipras.
Si përbindëshi në mitoligjinë e Kretës antike, moderni minotaur ( në titull) është ekonomia gjermane që po “gëlltit” njëri pas tjetrit vendet europiane që ka gjeneruar një kërkesë të pamjaftueshme të brendshme dhe që është e pandjeshme për dëmet që po i shkakton Europës, por edhe vetvetes.
Në një kuptim më të gjerë, përbindëshi është deficiti amerikan që ka nevojë të tërheqë vazhdimisht kapital drejt Wall Street për t’u rifinancuar.
Një mekanizëm i tmerrshëm, që për Varoufakis shpjegon se përse gjithçka po shkon keq për ekonominë europiane dhe botërore : Pothuajse të gjithë mendojnë se telashet e Greqisë në një pjesë të tyre kanë të bëjnë me problemet e brendshme, si korrupsioni, burokracia, e joproduktiviteti, por kjo në të vërtetë vlerësohet si naivitet nga ana e autorit.
Në Londër, mes recensioneve të para spikat ajo e Financial Times. “Deri pak javë më parë teza të tilla do të më dukeshin të pakuptimta”, shkruan Giles Wilkes në të përditshmen financiare, britanike.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.