Vazhdimi i Lungomares, KKT miraton lejet pas zgjidhjes së ngërçit, 17 vendime në mbledhjen e fundit

11/11/2019 10:00 AM 0 komente

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar javën që kaloi dy leje specifike të lidhura me një projekt të shumëdebatuar siç është ai për vijimin e Lungomares. Në listën e vendimeve që kanë kaluar në mbledhjen e fundit KKT,  dy të parat, lidhen pikërisht me këtë projekt çka tregon se ngërçi që ndodhi me zvarritjen e çështjes në procedura ankimimi është mbyllur. Me një vendim në fund të tetorit Komisioni i Prokurimit Publik rrëzoi pretendimet e e ngritura nga bashkimi i operatorëve  Curri sh.pk dhe Xhengo sh.p.k dukë lënë në fuqi vendimin e autoritetit kontraktor që shpallte si fitues Fusha sh.p.k. Vendimet e KKT janë leje zhvillimi për objektin “Vazhdimi i Lungomares sipas fazave, Bashkia Vlorë” si dhe leje ndërtimi të Infrastrukturës për objektin: “Vazhdimi i Lungomares – segmenti jugor nga fushat e sportit deri tek tuneli, Bashkia Vlorë”.

Në listën e vendimeve të tjera të miratuara nga KKT bien në sy disa për autorizimin e kompanive celulare që të zgjerojnë rrjetin e komunikimeve elektronike në zona të tilla si Kepi i Rodonit, Dhërmiu, Kruja, Pogradeci. Secili prej operatorëve me zona të veçanta. Po kështu nuk kanë munguar dhe lejet për hotele, komplekse turistike, godina polifunksionale apo agroturizme.

Vendimet e miratuara ne KKT në mbledhjen e datës 8 nëntor 

  1. Leje Zhvillim për objektin: “Vazhdimi i Lungomares sipas fazave, Bashkia Vlorë”.
  2. Leje Ndërtimi të Infrastrukturës për objektin: “Vazhdimi i Lungomares – segmenti jugor nga fushat e sportit deri tek tuneli, Bashkia Vlorë”.
  3. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i godinës të bllokut të sigurisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Bashkia Tiranë”.
  4. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë polifunksionale “Ekspozita Building” me vendndodhje në bulevardin “Gjergj Fishta”, Bashkia Tiranë”.
  5. Leje Zhvillimi për objektin: “Zhvillim Kompleks për shtesë kati dhe ndryshime të ambienteve ekzistuese të hotelerisë, ndërtimin e ambienteve të reja për shërbime hotelerie, zyra dhe godiën rezidenciale”.
  6. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë administrative “Raiffeisen Bank – HQ Albania”, me vendndodhje në Bulevardin “Bajram Curri”, Bashkia Tiranë”.
  7. Leje Ndërtimi për objektin: “Park Vieë Residence”, me vendndodhje në rrugën “Liman Kaba”, Bashkia Tiranë”.
  8. Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleksi multifunksional “Tirana Golden Park 3”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë.
  9. Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel dhe kompleks turistik “Iliria”, Bashkia Durrës”.
  1. Leje Zhvillimi për objektin: “Agroturizëm Hysaj, Bashkia Malësi e Madhe”.
  2. Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerim i rrjetit të komunikimeve elektronike të operatorit “Telekom Albania” nëpërmjet shtimit të antenave për 3 stacione bazë të emërtuara 1.Amc Building 0184; 2. Jala plazh 1621”, 3. Spille 1247”.
  3. Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerim i rrjetit të komunikimeve elektronike të Operatorit Telekom Albania, nëpërmjet shtimit të antenave për 4 stacione bazë të emërtuara: 1) Lundra Hill 0218, 2) Rogner 0855, 3) Kukës Tregu 1625, 4) Ura e Dajlanit 1634”.
  4. Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerim i rrjetit të komunikimeve elektronike të Operatorit Telekom Albania, nëpërmjet shtimit të antenave për 3 stacione bazë të emërtuara: 1) Kruja East 1627, 2) Pogradeci Ëest 1633, 3) BC Hotel Neë 1643”, me vendodhje bashkite Krujë, Pogradec dhe Tropojë.
  1. Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerim i rrjetit të komunikimeve elektronike të Operatorit Telekom Albania, nëpërmjet shtimit të antenave për 4 stacione bazë të emërtuara: 1) Kepi i Rodonit 1563, 2) Dhërmi Beach, 3) Selvia Neë 0118, 4) Chateau Linza 0214”.
  1. Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerim i rrjetit të komunikimeve elektronike të Operatorit Vodafon Albania, nëpërmjet shtimit të antenave për 3 stacione bazë të emërtuara: 1) 1193 Fresku 2, 2) 1272 Neë_Ring Road 4, 3)1296 Farka 2”.
  2. Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerim i rrjetit të komunikimeve elektronike të operatorit Vodafone Albania nëpërmjet shtimit të antenave për 3 stacione bazë të emërtuara: 1. 1246 Germenji; 2. 1283 Elbasani Str; 3. 1285 Fieri 2 Reloc”.
  3. Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 23.10.2019 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of