Vazhdojnë pritjet për të dalë nga Kosova

Edhe mëngjesin e sotëm po vazhdojnë pritjet e gjata nëpër pikat kufitare. Të dhënat e publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në pikën kufitare në Merdare.
Pritjet e gjata kufitare ende po vazhdojnë.
Mëngjesin e sotëm, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në Merdare.
Deri në 90 minuta shkojnë pritjet për të dalë prej kësaj pike kufitare nga Kosova e 5 deri në 10 minuta për të hyrë.
Te Dheu i Bardhë, duhen deri në 10 minuta për të dalë nga Kosova e 5 për të hyrë.
Ndërkaq, pritjet prej 5 minutash për të dalë nga Kosova janë në pikat kufitare Glloboqicë, Qafë e Prushit, Qafë e Morinës, Kullë, Bërnjak, Vërmicë, Hani i Elezit, Jarinje, Mutivodë dhe Muçibabë.
Ditëve të fundit janë rritur pritjet në pikën kufitare në Merdare deri në 9 orë.
Komente