Vazhdon greva e minatorëve të Trepçës

12/11/2019 1:03 PM 0 komente

Edhe sot po vazhdon greva e Minatorëve të Trepçës, arsyeja e kësaj është se ata nuk e kanë marrë ende pagën e muajit tetor, e poashtu edhe një përqindje të pagave të muajve të tjerë

Minatorët e kombinatit ‘Trepça’ hyjnë në ditën e dytë të grevës. Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” janë duke e vazhduar grevën edhe sot.

Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrje ka thënë se do të vazhdojnë me grevën deri në përmbushjen e kërkesave.

“Edhe sot greva po vazhdon për të njëjta kërkesa, por ende nuk ka diçka përfundimtare. Kërkesa e parë është paga që nuk është dal që për muajin e kaluar, ndërsa kërkesa e dytë është ushqimi i dobët dhe ajo e treta është mungesa e mjeteve të punës, si rroba pune, çizme dhe doreza. Përveç dje, sot nuk jemi takuar me menaxhmentin e Trepçës”, u shpreh Osmani.

Ai tha se për momentin nuk do të ketë radikalizim të masave.

“Aktualisht do të vazhdojmë vetëm me grevë dhe nuk ka radikalizim të masave”, tha ai.

Kujtojmë se “Trepça” është shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse pjesa tjetër e aksioneve janë të punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

Trepça ishte në mesin e ndërmarrjeve më të mëdha në ish-Jugosllavi. Por, që nga paslufta është përballur me probleme të shumta sa që asnjëherë nuk arriti të rimëkëmbet.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of