Vazhdon greva, sot bllokohen 8 orë fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës

15/02/2019 10:20 AM 0 komente

Aeroporti i Prishtinës, “Adem Jashari” edhe sot do të jetë i bllokuar për disa orë. Në pistat e këtij aeroporti nuk do të ulët asnjë avion.  Krejt kjo, pasi kontrollorët e trafikut ajrorë po vazhdojnë grevën.

Kontrolloret e trafikut ajror po vazhdojnë grevën pavarësisht thirrjeve për ndërprerjen ose pezullimin e tyre.

Nga SINKON dhe ASHNA është njoftuar se greva sot do të jetë 8-orëshe, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm deri në orën 16:00.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme është bërë thirrje që të pezullohet greva e kontrollorëvea ajror.

Kjo në bazë të kërkesës që të realizohet të paktën minimum i punës në mënyrë që të mos rrezikohet aviacioni.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë thirrje që të pezullohet greva e kontrollorëve ajror, duke kërkuar që të realizohet të paktën minimumi i punës në mënyrë që të mos rrezikohet aviacioni, jeta apo shëndeti i njerëzve.

Dje, për rreth katër orë në Kullën e Trafikut Ajror në Agjencinë e Shërbimit të Navigimit, ka mbretëruar qetësia, pasi vetëm një aeroplan ushtarak ka aterruar në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, kjo pasi të 22 kontrollorët e këtij institucioni kanë mbajtur grevën e dytë të tyre, kësaj radhe katërorëshe.

Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, përmes Facebook-ut ka njoftuar se si rrjedhojë e rrethanave të krijuara për shkak të grevës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Agjencisë së Shërbimeve të NavigimitAjror të Republikës së Kosovës, si kompani që operojnë me Aeroportin e Prishtinës, ka treguar të dhënat për trafikun e planifikuar për sot 15 Shkurt 2019.

Gjithsejtë të planifikuara kemi pasur 19 arritje e 19 shkuarje, por për shkak të grevës janë anuluar 8 arritje dhe 8 shkuarje; Aktualisht mbeten 11 arritje dhe 11 shkuarje në plan të realizohen. Kuptohet se disa nga fluturimet janë riprogramuar duke evituar kornizën kohore të grevës së paralajmëruar për sot. Kompania Limak Kosova Int’l Airport shpreson që kjo gjendje të evitohet sa më shpejt dhe të gjitha operimet të realizohen sipas planeve sezonale të fluturimeve dhe shfrytëzuesit e aeroportit të mos kenë nevojë për anulime e riprogramime të tilla të fluturimeve, rrjedhimisht udhëtarët të udhëtojnë sipas planifikimeve të tyre”, ka shkruar ai./Monitor.al/.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of