Vazhdon rënia e aksioneve aziatike

20/12/2018 9:10 AM 0 komente

Aksionet aziatike shënuan rënie edhe mëngjesin e kësaj të enjteje.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë ra me 1.1 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 2.8 për qind duke shkuar në 20,392.58 pikë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej shtatorit 2017.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 2.5 për qind duke shkuar në 1,517.16 pikë, njëkohësish edhe niveli i tij më i ulët qe prej prillit 2017.
Indeksi i aksioneve të Shangait, CSI 300 ra me 0.5 për qind.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, ra me 1.1 për qind.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of