Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të premteje.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 1.1 për qind, duke shkuar në 20,900.63 pikë, duke lënë pas kështu nivelin e tij më të lartë të dy muajve të fundit kur arriti në 21,235.62 pikë. Gjatë kësaj jave që lamë pas ky indeks shënoi një rënie prej 2.8 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 0.8 për qind, duke shkuar në 1,577.29 pikë.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 1 për qind.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 1.37 për qind, duke shkuar në 2,682.39 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 1.87 për qind, duke shkuar në 27,900.84 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 1.34 për qind, duke shkuar në 2,196.09 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.