Aksionet aziatike shënuan rënie edhe mëngjesin e kësaj të enjteje.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me mbi 1 ëpr qind, duke shënuar nivelin e tij më të ulët që prej 11 marsit të këtij viti.
Indeksi i aksioneve CSI 300 ra me 1 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.93 për qind, duke shkuar në 21,402.13 pikë, njëkohëisht edhe niveli i saj më i ulët që prej 29 marsit.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 1.38 për qind, duke shkuar në 1,550.71 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 2.33 për qind, duke shkuar në 28,327.88 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 1.48 për qind, duke shkuar në 2,850.95 pikë.
Indeksi i aksioneve Kospi, ra me 3.04 për qind, duke shkuar në 2,102.01 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.