Aksionet aziatike shënuan rënie edhe mëngjesin e kësaj të premteje.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 0.7 për qind, duk eshënaur kështu nivelin e tij më të ulët të 15 javëve të fundit. Gjatë kësaj jave ai ka shënaur nëj rënie prej 2.6 për qind.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 1.14 për qind, duke shkuar në 27,953.32 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, ra me 0.58 për qind, duke shkuar në 2,055.80 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 2.48 për qind, duke shkuar në 2,882.30 pikë.
Të vetmet indekse që shënuar rritje ishin ai i Nikkeit dhe ai Topix.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.89 për qind, duke shkuar kështu në 21,251 pikë.
Gjatë kësaj jave që lamë pas, ky indeks shënoi një rënie prej 0.44 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix avancoi me 1.09 për qind, duke shkuar në 1,554.25 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.