Vazhdon rënia e aksioneve aziatike

03/10/2019 8:30 AM 0 komente

Aksionet aziatike shënuan rënie edhe mëngjesin e kësaj të enjteje.

Kështu, indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 1.93 për qind, duke shkuar në 21,358.10 pikë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët në më shumë se tre javët e fundit.

Indeksi i aksioneve Topix ra me 1.87 për qind, në 1,566.51 pikë.

Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 0.78 për qind.

Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 0.47 për qind, në 25,920.82 pikë.

Indeksi i aksioneve të Shangai ra me 0.92 për qind, duke shkuar në 2,905.19 pikë.

Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 1.95 për qind, në 2,031.91 pikë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of