Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të enjteje.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 0.4 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 0.1 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.29 për qind, në 23,864.85 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 0.36 për qind, duke shkuar në 27,782.80 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 0.01 për qind, në 3,017.07 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 0.08 për qind, duke shkuar në 2,196.56 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.