Treguesi referencë për naftën amerikane WTI ra për ditën e dytë radhazi pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë uli parashikimet e saj për kërkesën botërore të naftës.
WTI për dorëzimet e majit ra në gati 36 cent në 93.15 dollarë për fuçi në tregtimet e Nju Jork dhe ishte në 93.17 dollarë. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte 10 për qind nën mesataren 100-ditore.
Kontrata humbi 1.13 dollarë në 93.51 dollarë dje, humbja më e madhe që nga 4 prilli. Çmimet janë rritur 0.5 për qind këtë javë dhe 1.5 për qind më shumë këtë vit.
Treguesi referencë për naftën evropiane, Brent për dorëzimet e majit, që përfundojnë në 15 prill, u ul 10 cent në 104.17 dollarë për fuçi në tregtimet e Londrës. Kontratat e së ardhmes më të tregtuara të qershorit ranë 8 cent në 104.30 dollarë. Diferenca e treguesit referencë për naftën evropiane kundrejt WTI ishte në primin 11 dollarë. Kjo diferencë u mbyll në 10.76 dollarë dje, raporti më ië ngushtë që nga 25 janari i vitit 2012.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.