Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të premteje, duke iu afruar nivelit të tyre më të lartë të 18 muajve të fundit.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI u rrit me 0.7 për qind, duke shkuar në 555.42 pikë, një nivel ky i pashënuar që nga mesi i viteve 2018. Gjatë këtij viti ku indeks shënoi një rritje prej më shumë se 16 për qind.
Indeksi i aksioneve CSI300 u rrit me 0.1 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.36 për qind, dukë shkuar në 23,837.72 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.11 për qind, në 1,733.18 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng u rrit me 1.21 për qind, në 28,202.10 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.08 për qind, në 3,005.04 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 0.29 për qind, duke shkuar në 2,204.21 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.